Lajme

Banorët fitojnë betejën ligjore/Gjykata konfirmon anulimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Beteja ligjore kundër projektit të hidrocentralit të Poçemit, e nisur nga më shumë se 38 banorë të fshatit Kutë si edhe nga aktivistë mjedisorë, u fitua dhe u legjitimua së fundmi edhe nga Gjykata e Apelit në Tiranë.

Beteja ligjore kundër projektit të hidrocentralit të Poçemit, e nisur nga më shumë se 38 banorë të fshatit Kutë si edhe nga aktivistë mjedisorë, u fitua dhe u legjitimua së fundmi edhe nga Gjykata e Apelit në Tiranë.

Cest la vie

Pavarësisht se në vitin 2017 Gjykata Administrative e Shkallës së Parë legjitimoi banorët vendas në kauzën e tyre, të paditurit e ankimuan vendimin në Gjykatën e Apelit.

“Edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojme si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojen e lumit Vjosa,” tha Olsi Nika nga EcoAlbania.

Edhe banorët e Kutës, të cilët kanë qenë pjesë e kësaj beteje ligjore që në fillimet e saj, shprehen të lumtur që më në fund ia arritën qëllimit dhe përpjekjet e tyre u legjitimuan.

“Ne e kemi kundërshtuar hidrocentralin e Poçemit me të gjitha format demokratike, që nga protestat e deri tek procesi gjyqësor. Ky vendim na ben të ndjehemi krenarë për unitetin e komunitetit të Kutës,” tha Demir Murataj, banor i fshatit Kutë./BIRN

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button