Lajme

“Fëmija ynë del në emrin e tjetrit”/Gruaja i fsheh burrit celebrimin: Më martoi babai, ti je dashuria e jetës! (Video)

Enveri thotë se gruaja e tij dhe nëna e 5 fëmijëve së bashku, e ka tradhtuar. Ai e quan Zyben “mashtruese” në rubrikën “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Arsyeja është se ajo nuk i ka thënë që e ka kryer celebrimin në martesën e mëparshme. Kur djali i tyre i parë ka ardhur në jetë, ai është regjistruar në emër të ish-bashkëshortit të Zybes.

Enver: E vërteta është kjo: unë me atë jam martuar në 2000. Në 2002 kam lindur djalin, Valentini, në 14 shkurt. U gëzuam, u bëmë. Çfarë u gëzuam? Kur mora vesh unë pastaj, kjo nuk kishte bërë shkëputjen me atë botin, por u hodh djali në emër të botit, jo në emrin tim. U hodh në emër të botit!

Cest la vie

Eni Çobani: Kjo është shumë e rëndë, Zybe! Çfarë do t’i thuash tani Enverit se kjo është shumë e rëndë?

Enver: Që 25 vjet mua…

Zybe: Kam mashtruar unë? Ore nuk të thashë që kam bërë celebrimet, fëmija është yni.

Enver: Nuk të dua më në shtëpi!

Zybe: Fëmija është yni, mori emrin nga ligji.

Eni Çobani: Si është joti dhe del emri i babait tjetër moj zonjë, më fal tani?

Zybe: Del emri te babai tjetër?

Eni Çobani: Po, ke emër tjetër babai se kam letrat unë këtu, të lutem. Shpjegoja tani Enverit se si duket, nuk e di Enveri tamam të vërtetën. Ke qenë e martuar zonjë, përpara Enverit?

Zybe: Po.

Eni Çobani: Ia ke thënë Enverit këtë? S’ia ke thënë Enverit.

Zybe: Po s’ia thashë…

Eni Çobani: Epo s’ia the por është shumë e rëndë kjo që mos t’i thuash burrit që ke qenë e martuar.

Zybe: Unë nuk i thashë vetëm për celebrimin.

Enver: Tha që e kam hequr divorcin. Doli pastaj që linda djalin, djali u hodh në emër të botit.

Eni Çobani: Po mirë, kjo më thotë që dashuria e jetës time ka qenë Enveri. E ke dashur Zyben që në fillim apo jo?

Enver: Moj ti unë e kam dashur por kjo nuk më donte mua.

Eni Çobani: Si është e vërteta, Zybe?

Zybe: Unë e doja që në fillim por mua më martoi babai pa dëshirën time.

Enver: E doje ti atë, jo të martoi babai ty po hë!

Zybe: E doja unë? Po në atë kohë do të martoheshim ne siç thoshte babai. Po ti thoshe hajde të të marr kështu unë ore!

Eni Çobani: Pra ti e ke dashur para martesës me zotërinë? Je lidhur me të para asaj martese?

Zybe: Po.

Zybja tregon se është martuar me cakranjotin për shkak të fjalës së babait. Ajo ka ndenjur vetëm 6 muaj me të dhe nuk ka patur fëmijë gjatë martesës. Celebrimi është kryer në ditën e katërt, por këtë nuk ia tha Enverit kur ai bëri përpjekjet për t’u martuar me të pas kthimit të saj.

Zybe: Unë kam ndenjur 6 muaj martesë me cakranjotin, jam martuar në Cakran. Atje vuajta, nuk mbante më ujë pilafi, nuk rrija dot, nuk duroja dot se më torturonin.

Ardit Gjebrea: Po djalin me kë e bëre, me atë apo me Enverin?

Zybe: Jo, djalin e kam bërë me Enverin.

Enver: Djali ka dalë me ADN. ADN-ja thotë është i imi se ka qenë me mua kjo.

Zybe: Nuk është i cakranjotit, mua këtë ma ka bërë ligji.

Ardit Gjebrea: Po cakranjotit çfarë i the ti, i kujt është djali?

Eni Çobani: E ngatërron, ka bërë ADN-në e cakranjotit, jo të zotërisë. Enver, s’është bërë ADN-ja jote akoma, prit njëherë, mos u ngatërro tani, të lutem.

Eni Çobani shpjegon se martesa ka ndodhur në maj 1998. Pas 6 muajsh martesë, Zybja kthehet në banesën e prindërve sepse nuk shkonte mirë me të. Në 1999, Enveri ishte ende i pamartuar dhe mëson për kthimin e Zybes që ishte pa fëmijë. Rreth vitit 2000, çifti bashkohet por Zybja i kishte thënë që ishte divorcuar me cakranjotin por ligjërisht gjithçka vazhdonte. Djali i parë erdhi në jetë në vitin 2002 dhe kur shkojnë të bëjnë regjistrimin, baba i tij caktohet cakranjoti për shkak se vazhdonte ende martesa ligjore./tvklan.al

VIDEO

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button