Lajme

Hapja e tunelit të Llogarasë, qytetarët: Vepër e madhe, ta gëzojmë (Video)

Tuneli i Llogarasë u hap të premten duke shkurtuar distancën për ata që duan të shkojnë në jug të vendit. Pas inaugurimit të tunelit shumë qytetarë e kanë vlerësuar këtë investim.

Është kryeministri Edi Rama, i cili mëngjesin e kësaj të shtune ka shpërndarë në faqen e tij të Facebook-ut një “buqetë” nga mendimet e njerëzve që kaluan për herë të parë në tunel.

Cest la vie

“Nuk ka gjë më të bukur se në këtë rrugë. Tuneli më i mirë në të gjithë Europën. Kam shëtitur gjithë Europën, por si ky lloj tuneli nuk kemi parë. Bravo kryeministrit”.

“Shkëlqyeshëm”.

“Shumë rrugë e mirë, me standarde e me të tëra. Jemi shumë të kënaqur sepse ne banojmë këtu dhe e kemi shumë të lehtë tani”.

“Kjo ishte një ëndërr e bukur për ne shqiptarët. Ky ishte një fat. Një vepër e madhe. Ta gëzojnë shqiptarët kudo që janë. Edhe të huajt bashkë me ne”.

“Rruga është shumë e bukur, shkurton distancën për të vajtur në zonën e jugut”.

“Shyqyr që erdhi kjo ditë sot. Ta gëzojmë sepse kemi vuajtur gjithë jetën. Bravo Edi Rama”.

Tuneli ka një gjatësi prej 6 kilometrash. Tani për të shijuar bukurinë e bregdetit jonian nga Dukati, ku është hyrja e tunelit, deri në fshatin Palasë do të duhen vetëm 10 minuta nga 40 minuta që nevojiteshin për të përshkuar kthesat e Llogarasë.

Tuneli konsiderohet si një ndër veprat më të mëdha publike dhe pritet të ketë impakt të drejtpërdrejtë në turizmin dhe ekonominë e vendit.

Tuneli do të qëndrojë i hapur vetëm përgjatë sezonit turistik teksa në përfundim të tij do të mbyllet për të vijuar me fazën e fundit të punimeve. Ndërkohë gjatë këtij viti ai do të mund të përdoret pa pagesë, për të kaluar me pagesë në vlerën e 5 eurove në 2025./tvklan.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button