Lajme

Hapja e tunelit të Llogarasë, Rama publikon shifrat: Deri më tani kanë kaluar 41 mijë automjete

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga tuneli i Llogarasë i cili u hao vetëm pak ditë më parë në rrjetet sociale.

Kreu i qeverisë shkruan se prej datës 5 korrik, e deri më sot (9 korrik), përmes këtij tuneli kanë kaluar 41 mijë automjete.

Cest la vie

“Tuneli i Llogarasë, 41 mijë automjete kanë kaluar përmes tij nga dita e parë e hapjes e deri më sot”, shkruan Rama.

Tuneli i Llogorasë në Vlorë, me gjatësi 5.9 km, është vepra më e rëndësishme infrastrukturore në jug të vendit, që shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jugut.

Ky investim i jep një frymëmarrje të re turizmit dhe ekonomisë së zonës.

Hyrja për në tunel nis nga Dukati duke shmangur kthesat e Llogorasë dhe del në fshatin Palasë.

Distanca e udhëtimit në këtë segment llogaritet 7-10 minuta, nga rreth 40 minuta që përshkohej nga Qafa e Llogorasë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button