Lajme

I dërgoi SMS në Instagram një vajze, por në takim i doli partneri i saj! Si u dhunua brutalisht 34-vjeçari

Rigels Kaso ka mbetur i plagosur rëndë pasi është dhunuar brutalisht nga një 34-vjeçar, i cili u shpall në kërkim sot nga policia.

Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë në Tiranë, ndërsa 42-vjeçari nga Bilishti ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital.

Cest la vie

Burime nga policia bëjnë me dije se 42-vjeçari nga Bilishti ka komunikuar në Instagram me bashkëjetuesen e 34 vjeçarit, Bajram Gjeleshi.


Ky i fundit ka zbuluar mesazhet dhe ka shkuar vetë në vendtakimin që 42-vjeçari kishte lënë me bashkëjetuesen e Bajram Gjeleshit në rrugën “Sokrat Miho” në kryeqytet.

Ai është dhunuar me grushte nga 34-vjeçari dhe i ka rënë koka në bordurë nga ku ka marrë dëmtime.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button