Lajme
I nxehti përvëlues, qeveria propozon shkurtimin e orarit të punës për administratën!

Temperaturat e larta kanë pushtuar vendin. Kjo javë është cilësuar si java e ferrit pasi termometri i kalon 40 gradë.
Për shkak të ditëve shumë të nxehta, qeveria ka propozuar që orari i administratës të jetë 9.30-15.30. Ndërsa për ditën e premte orari do të jetë nga 09.30-13.00. Vendimi pritet të miratohet nesër në mbledhjen e Këshillit të Ministrave./L.F-dritare.net