Lajme

I nxehti “vret” peshqit, mbi 5 ton ngordhin në rezervuarin e Petovës në Fier! Rrezik epidemie

Në rezervuarin e Petovës në Fier janë konstatuar mbi 5 ton peshk të ngordhur, të cilët kanë mbushur bregun e këtij rezervuari.

Drejtori i Bujqësisë pranë Bashkisë Fier, Ferrik Avdia, tha se ngordhja e peshkut është shkaktuar nga temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve, të cilat kanë ulur ndjeshëm nivelin e oksigjenit në ujë.

Cest la vie

Temperaturat e larta të verës dhe shpërndarja e peshqve të ngordhur nga kafshët e egra në tokat e fermerëve e përkeqësojnë situatën duke rritur dhe rrezikun e përhapjes së një epidemie.

Megjithatë, institucionet lokale në Fier nuk kanë kapacitetet për të ndërhyrë dhe normalizuar këtë situatë emergjente. Kompetencat për menaxhimin e kësaj situate i përkasin Ministrisë së Bujqësisë, e cila është informuar për gjendjen dhe ka dërguar specialistët e saj për të marrë masa.

Është e rëndësishme që institucionet përgjegjëse të marrin masa afatgjata për të parandaluar përsëritjen e situatave të ngjashme në të ardhmen, duke monitoruar më nga afër kushtet e mjedisit dhe duke ndërmarrë veprime për ruajtjen e ekuilibrave natyrorë në rezervuarë pasi e njejta situatë është përsëritur dy muaj më parë në rezervuarin e Kurjanit nē Roskovec

Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button