Uncategorized
Kërkuan heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie”, GJKKO merr vendimin për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij

GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.
Mësohet se dy kërkesat e avokatëve të tyre nuk janë marrë parasysh nga togat e zeza.
Kreu i PD-së dhe dhëndri i tij kanë kërkuar lirinë në shkallë të ndryshme të gjyqësorit, por kërkesat e tyre janë rrëzuar.
Berisha dhe Jamarbër Malltezi janë nën hetim për dosjen “Partizani”.