Uncategorized

Masakra me 3 viktima në Memaliaj, ja pista kryesore ku po heton policia. Lidhja me vrasjen e Aleksandër Sadikajt dhe Edmond Papës 

Tre persona kanë mbetur të vrarë mesnatën e të dielës në Memaliaj. Raportohet se Shyqyri Kalemi, Bledar Muka dhe Marsel Çela janë qëlluar me armë duke mbetur të vdekur, ndërkohë që informacionet e para flasin edhe për të plagosur.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se shënjestër ka qenë Shyqyri Kalemi dhe pista kryesore që po hetohet është ajo e hakmarrjes.

Cest la vie

Viktima, Shyqyri Kalemi, është babai i Andrea Kalemit, kushëritit të Aleksandër Sadikajt të vrarë me eksploziv në Tiranë në korrik 2022.

Andrea Kalemi ka qenë i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në Tiranë në Dhjetor të vitit 2022 i cili u vra per hakmarrje për vrasjen e Aleksander Sadikajt.

Vete Andrea raportohet se i ka shpëtuar dy atentateve në Greqi. Fillimisht ai i shpëtoi një atentati në një ishull ku ishte me pushime dhe tjetri në burg kur u sulmua me thikë.

Ndërsa në Janar të këtij viti në Unazën e Tiranës iu be atentat nga nje makinë në lëvizje djalit tjeter të Shyqyri Kalemit, Zamir Kalemit i cili po lëvizte me një makinë smart. Nga kjo ngjarje ai mbeti i plagosur.

Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button