Lajme

Miratohet Lista e re e Barnave të Rimbursueshme, Koçiu: Shtohen 50 medikamente të reja

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për miratimin e listës së barnave të rimbursueshme nga Fondi i Kujdesit Shëndetësor për të gjithë pacientët që vuajë nga patologji të ndryshme.

Në një deklaratë për mediet pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale , Albana Koçiu tha se “është një vendim i rëndësishëm për të gjithë ata pacientë të cilët trajtohen me barna dhe medikamente nga mjekët e familjes sa i përket diagnozave të tyre”.

Cest la vie

“Në listën aktuale të barnave të rimbursueshme kemi 1191 medikamente, ndërsa me vendimin e sotëm kësaj liste i shtohen edhe 50 medikamente të reja, nga të cilat 38 princip aktiv, medikament i ri dhe 18 formë doza të reja”, theksoi Koçiu.

Koçiu bëri të ditur se “të gjitha këto barna atë reja të shtuara në listën e medikamenteve të rimbursueshme, e çojnë këtë listë në rreth 1345 medikamente që do të rimbursohen nga buxheti i shtetit. Janë barna që mbështesin akoma më shumë të gjithë diagnozat dhe patologjitë e sëmundjeve onkologjike, diabetike, kardiovaskulare, pneumologjike dhe një sërë patologjish të tjera të rëndësishme, të cilat mbështeten akoma më shumë nga ky vendim i fundit i qeverisë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button