Lajme

Parashutisti nga Fieri: Zgjodha të jetoj në Vlorë sepse aty hidhem nga lartësitë (Video)

Parashutisti Ilir Davidhi është shprehur se është larguar nga qyteti i Fierit dhe është vendosur në Vlorë, me qëllim që të hidhet me parashutë.

Komentet Davidhi i bëri në një lidhje për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se në Vlorë ka disa pika ku mund të ushtrosh hedhjen me parashutë.

Cest la vie

Davidhi shtoi se parashutizmi është një sport për njerëzit që nuk kënaqen me pak adrenalinë dhe sipas tij, të jep ndjesi që nuk i merr nga ndonjë aktivitet tjetër.

“Bëhet fjalë që për shumë vite merrem me këtë sport. Eksperienca, ndjesitë, përvojat janë nga më të ndryshmet dhe mbeten unike. Personat nuk janë asnjëherë të njëjtë, kushtet nuk janë asnjëherë të njëjtë, pamja të surprizën gjithmonë, deti ndryshon nuancë gjithnjë dhe kjo bën që çdo fluturim të duket unik.

E kam theksuar edhe më parë, është sport për njerëz që nuk kënaqen me pak adrenalinë. Hera e parë që u ndesha me këtë sport, e ndoqa, nuk e lashë më. Nuk arrin të përshkruhet 100 % ajo ndjenjë që të jep fluturimi.

Meqënëse jam nga Fieri, Vlora është pika më e afërt dhe prandaj vijmë që e ushtrojmë këtu. Nëse do të hidhesha në Fier, do të hidhesha nga 15 katëshi si Nadiri. Në Vlorë Shashica, Llogaraja dhe është bërë një pikë e re kur është hapur bajpasi, e cila është në lartësi 340 metra”, tha Davidhi.

VIDEO

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button