Lajme

Pse ndahen 40-vjeçarët? Avokati: Janë martuar për letra, për mbiemrin

Divorcet sipas grupmoshave tregojnë se shumica e divorceve kulmojnë në grupmoshën 40-50 vjeç. Shumica e popullsisë prej 54,9% rezulton e martuar, 36.6% beqar, ndërsa 7,0% e popullsisë i/e ve dhe 1,4% të divorcuar ose të ndarë.


Avokati Gylsen Zhllima tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se në këtë shifër të raportuar nga INSTAT janë përfshira edhe divorcet fiktive, që shpesh për t’ju shmangur shkeljeve të ndryshme.

Cest la vie

“Në këtë shifër ka edhe divorce fiktive, për shembull një djalë që nuk kalon dot kufirin dhe bën një martesë fiktive duke marrë mbiemrin e gruas, kjo martesë fiktive bëhet për të dalë nga Shqipëria. Pra, numri i divorceve nuk është real, pasi jo në të gjitha rastet është konsumuar martesë. Ndaj brenda kësaj shifre nuk mund të dalë shifra reale e divorceve në vend”, tha avokati.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button