Lajme
“Pusho në paqe Dritëro Agolli”, gafa e modeles shqiptare për humbjen e Ismail Kadaresë bën xhiron e rrjetit

Politikanë dhe artistë reaguan dje në rrjetet e tyre sociale për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh Ismail Kadare.
Poeti i mirënjohur ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare në QSUT pasi pësoi arrest kardiak.
Një reagim i modeles së njohur Megi Luka në InstaStory mori një pjesë të vëmendjes së publikut, pasi ka postuar poezinë e Dritëro Agollit “Mjegulli i Dashurisë” me mbishkrimin “RIP Dritëro Agolli”.

Megi Luka ngatërroi gjeniun e letrave Ismail Kadare me shkrimtarin Dritëro Agolli, i cili ka ndërruar jetë në 2017-ën. Modelja ka fshirë postimin pak minuta më vonë dhe nuk ka postuar asgjë që nga ai moment./top channel
