Sport

Sezoni i ri, Apolonia zgjat kontratat me dy futbollistë afrikanë

Nga Hilmi Saliu/ Apolonia duket e përqendruar në merkaton e verës. Pavarësisht se s’ka bërë asnjë lëvizje zyrtare prej kohës që ka përfunduar kampionati, klubi po punon në funksion të sezonit të ri.apoloniaNë momentet kur e gjithë vëmendja është përqendruar te Kampionati Europian, gjithçka po vijon me kontakte dhe bisedime të vazhdueshme që kanë të bëjnë me projektin që kanë fierakët në merkato.

Në kushte të tilla, drejtuesit e Apolonisë fillimisht kanë arritur të konkretizojnë marrëveshjet për zgjatjet e kontratave të mbrojtësit Kofi Bernardin dhe sulmuesit Kalice D’or. Me kontratat që u përfundonin në fund të muajt gusht, Kofi dhe Kalice shihen si dy nga lojtarët më të rëndësishëm dhe më të vlerësuar të “dinastisë” së të huajve tek Apolonia. Prandaj për të mos i humbur klubi ka përshpejtuar aktivizimin e formulës së kontratës për rinovimin edhe një sezon më shumë. Kontratat fillestare të dy afrikanët i kanë pasur me opsion rinovimi, gjë të cilën klubi e ka vënë në zbatim direkt.

Cest la vie

Duke parë cilësitë e lojtarëve në fjalë dhe më pas kërkesat e mundshme, që në fakt nuk kanë munguar nga klube të tjera në merkato, drejtuesit e Apolonisë s’kanë dashur të heqin dorë nga lojtarët pa përfituar asgjë nga ndonjë transferim i mundshëm i tyre në një kampionat tjetër. Për këtë arsye, palët kanë qenë në bisedime të vazhdueshme derisa është arritur në përfundimin që bashkëpunimi të zgjatet edhe për një tjetër sezon, duke siguruar kështu shërbimet e mbrojtësit dhe sulmuesit.

Një lëvizje shumë e zgjuar kjo nga ana e Apolonisë, që me shumë mundësi do të ketë përfitime të konsiderueshme në të ardhmen, pasi interesimet për futbollistët nuk mungojnë. Pas largimit të Harizajt dhe Omerit, fierakët s’mund të humbnin futbollistë të tjerë cilësorë në merkato, prandaj kanë paraprirë gjithçka.

Nga ana tjetër, “Panorama Sport” mëson se drejtuesit e klubit fierak kanë një strategji për të pasur më shumë se 30 futbollistë të gatshëm për sezonin e ri, por jo të gjithë do të jenë për ekipin e parë. Do të jetë një konkurrencë e hapur për të gjithë dhe ata që s’do të kenë mundësi aktivizimi me ekipin e parë, mund t’i shërbejnë Apolonisë U-21, apo edhe Apolonisë U19. Stafi teknik do të ketë mundësinë për të përzgjedhur nga ky grup i madh dhe i zgjeruar lojtarësh, ndërkohë që qëllimi është ngritja në të gjitha nivelet e Apolonisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button