Shëndet

Shtohen rastet me linë e dhenve, ja sa ditë nuk duhen larë fëmijët

Lija e dhenve eshte një sëmundje shpërthyese, shumë ngjitëse që shkaktohet prej virusit herpetik të “variçela-zoster”. Lija e dhenve (Variçela) nuk duhet ngatërruar në radhë të pare si nocion me linë e vërtetë (Variola),për të cilën ne jemi të vaksinuar qysh në fëmijërinë e hershme.

Si zhvillohet sëmundja?

Cest la vie

Virusi hyn në organizëm me anë të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, shumëzohet dhe përhapet në të gjithë sipërfaqen e lëkurës, në shtresën e sipërme të saj që quhet epiderma. Kështu formohen vezikulat (fshika të mbushura me lëng). Kur vezikulat çahen, formohen koret (krustat) që do të bien pas një ose dy javësh. Fshikat nuk dalin vetëm në lëkurë, por edhe në mukozën e gojës, në qiellzë, në laring, në faring, në mukozat gjenitale etj. Këto shoqërohen me një prurit (kruajtje) mjaft të shprehur.

Burim infeksioni është njeriu i sëmurë me variçelë 1-2 ditë përpara se të shfaqet shpërthimi në lëkurë dhe derisa të zhduken koret. Është një sëmundje që përhapet në rrugë aerogene (ajrit) nëpërmjet spërklave të pështymës ose edhe indirekt nëpërmjet teshave apo sendeve që ka në përdorim i sëmuri. Sëmundja ka kryesisht karakter sezonal dimër-pranverë.

Cilat janë shenjat klinike të sëmundjes?

Periudha e inkubacionit (koha nga infektimi deri në shfaqjen e shenjave klinike) është mesatarisht dy javë. Fillimisht shenjat janë të përgjithshme, temperature 38 gradë, parehati e përgjithshme. Shenja e pare në lëkurë është një kruajtje (prurit) në të gjithë trupin dhe një skuqje e lehtë qe të kujton fillimin e fruthit.

Pas këtij fenomeni, brenda 24 orëve shfaqen fshikat (vezikulat) e para, me lëng të qartë dhe rrethuar nga një unazë e kuqe. Temperatura dhe shenjat e tjera të përgjithshme nuk zgjasin më shumë se 3-4 ditë. Elementët e lëkurës shfaqen kudo, duke përfshirë pëllëmbët dhe shputat, por sidomos trupin, fytyrën dhe lëkurën e mbuluar me flokë. Për 2-3 ditë fshikat çahen, nxisin të kruara dhe formohen krusta (kore) që bien në ditën e dhjetë duke lenë në mënyrë kalimtare një lëkurë të dëmtuar kur nuk ka infeksione nga gërvishtjet.

Është karakteristike për këtë sëmundje që brenda një jave ndodhin 2-3 shpërthime të tilla në lëkurë, pra në të njëjtën pjesë të trupit hasen njëkohësisht elemente të lëkurës në faza të ndryshme zhvillimi. Çdo shpërthim i tillë shoqërohet me ngritje të temperaturës 38-39 gradë Celsius, si edhe me limfinoduj (gjendra) kalimtarë. Shërimi bëhet vetiu brenda 10-15 ditëve (në një subjekt me imunitet të ruajtur)

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button