Lajme

Spitali Memorial Fier zbaton praktikën e dyfishtë, Koçiu: Mbi 200 konsulta prej muajit shkurt

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaroi sot se Spitali Rajonal Memorial i Fierit po implementon tashmë prej disa muajsh praktikën e dyfishtë.

Në një postim në rrjetet sociale, Koçiu sqaron se “praktika e dyfishtë, një nga instrumentet e zbatuara në kuadër të autonomisë spitalore, ka krijuar akses për pacientët jashtë sistemit të referimit që të zgjedhin mjekun dhe shërbimin shëndetësor sipas dëshirës dhe nevojës së tyre”.

Cest la vie

“Morilda Koni është një prej pacienteve që ka zgjedhur të marrë shërbimin shëndetësor nga mjekët specialistë pranë Spitalit Rajonal Memorial Fier, ku prej mëse 5 muajsh po implementohet kjo praktikë në disa specialitete”, shprehet ministrja Koçiu.

Gjithashtu, ministrja e Shëndetësisë deklaron se nga muaji shkurt deri më 30 qershor, në këtë strukturë spitalore janë kryer mbi 270 konsulta ambulatorike të specializuara.

“Kjo qasje e re po ndihmon në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe në rritjen e kënaqësisë së pacientëve, duke ofruar mundësinë për një trajtim më të personalizuar dhe fleksibël”, nënvizon ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Spitali Rajonal Memorial Fier ishte e para strukturë spitalore ku u pilotua autonomia menaxheriale duke i hapë rrugë dhënies së kartës së autonomisë edhe për QSUNT dhe 4 spitale rajonale, në Durrës, Lezhë, Vlorë dhe në Shkodër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button