Lajme

Vrau bashkëjetuesin e ish-gruas, 39-vjeçari lihet në burg: Nuk doja, u kërkoj ndjesë familjarëve të viktimës

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për Xhuliano Miho 39 vjeç, autorin e dyshuar të vrasjes së 23-vjeçarit Xhimi Bakaj. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e të premes në lagjen “11 Janari” në Fier.

Në gjykatë, 39-vjeçari ka shprehur pendesë për krimin duke thënë se nuk kishte në plan të vriste, por krimi ndodhi në gjaknxehtësi e sipër. Sipas tij, thika ka qenë e viktimës dhe jo e autorit.

Cest la vie

“Pikërisht për debate të herë pas hershme e kërcënime që kam pasur nga viktima unë e kam denoncuar tre herë në Policinë e Fierit. Nuk doja ta vrisja, çdo gjë ka ndodhur në zënkë e sipër, jam bërë pishman për çfarë ka ndodhur, u kërkojë ndjesë familjarëve të viktimës”, ka pohuar ai në sallën e gjyqit.

Trupi gjykues që kryehesohej nga Vladimir Cjapi pasi ka dëgjuar akuzën por edhe mbrojtjen ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 39-vjeçarin Xhuljano Miho.

Sherri besohet se ka ndodhur për një ish-gruan e autorit, e cila bashkëjetonte me 23-vjeçarin.

/tvklan.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button