Aksident i rëndë në Fier, humb jetën 64 vjeçari

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur paraditen e sotme (11 Gusht) në aksin rrugor Fier-Seman.Raportohet se një automjet tip “ Benz” është përplasur me një motomjet.
Si pasojë, motomjeti ka përfunduar në kanal, ndërsa drejtuesi i tij, Vladimir Sema, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.64-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.
Ndërkohë grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet proceduriale për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 10:50, në fshatin Topojë, Fier, shtetasi A. M., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin V. S..Si pasojë e përplasjes, shtetasi V. S., ka humbur jetën.
Shtetasi A. M., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
