Njerëzit e punës

Aronia, fruti me veti kurative kultivohet edhe në Shqipëri (Video)

Aronia një bimë mjekësore fryti i të cilës konsiderohet me vlera të veçanta kurative po kultivohet edhe në Shqipëri.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvilimit Rural Anila Denaj ndau në rrjete sociale rastin e Mironit në Maliq të Korçës, që prej disa vitesh ka zgjedhur të kultivojë një frut të veçantë për zonën, të quajtur aronia.

Cest la vie

“Në rreth 1 hektarë tokë ai kultivon këtë kulturë bujqësore që njihet si bimë frutore kurative i disa problemeve shëndetësore”, tha Denaj.

📍Maliq, Korçë | Mironi prej disa vitesh ka zgjedhur të kultivojë një frutë të veçantë për zonën, të quajtur aronia. Në rreth 1 hektarë tokë ai kultivon këtë kulturë bujqësore që njihet si bimë frutore kurative.

📍Maliq, Korçë | Mironi prej disa vitesh ka zgjedhur të kultivojë një frut të veçantë për zonën, të quajtur aronia. Në rreth 1 hektarë tokë ai kultivon këtë kulturë bujqësore që njihet si bimë frutore kurative i disa problemeve shëndetësore. Ai tregon se si e njohu këtë frutë dhe kushtet në të cilat ajo rritet nga temperatura -40 gradë deri në +40 gradë. Qëllimi i tij është të krijojë linjën moderne të paketim, ambalazhimit për të bërë të mundur më pas të eksportojë drejt tregjeve elitare ndërkombëtare. #Aronia #FrutKurativ

Posted by Anila Denaj on Sunday, August 11, 2024

Ai tregon se si e njohu këtë frutë dhe kushtet në të cilat ajo rritet nga temperatura -40 gradë deri në +40 gradë.

“Qëllimi i tij është të krijojë linjën moderne të paketim, ambalazhimit për të bërë të mundur më pas të eksportojë drejt tregjeve elitare ndërkombëtare”,tha Denaj.

Aronia është një frut ngjyrë vjollcë, i vogël, por shumë i fuqishëm. Kjo kokërr e vogël ka një shije të veçantë që të rrudh qiellzën dhe që të kujton thartësinë e rrushit të verës.

Në ndryshim me frutat e tjerë, kokrrat e Aronias mund të blihen dhe të hahen të freskëta, por edhe në formën e lëngut dhe të ekstraktit.

Bimët e Aronias kanë filluar të mbillen edhe në Shqipëri, pasi kërkesa është në rritje dhe vetë Aronia mbetet një lloj fruti, i cili nuk është kultivuar më parë dhe as nuk gjendet gjerësisht në formë të egër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button