Lajme

Dhunuan Klea Prengën, lëshohet urdhër-ndalimi për motrat Berisha, sekuestrohen 2 makinat e tyre

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar urdhër-ndalimi për motrat Antonela dhe Mariela Berisha, për akuzën e plagosjes së rëndë në bashkëpunim.

Ato akuzohen për plagosjen ndaj 24-vjeçares Klea Prenga, të cilës i shkaktuan dëmtime të rënda në fytyrë.

Cest la vie

Gazetari i Klan News Besar Bajraktari raporton se policia ka sekuestruar dy automjete të motrave Berisha. Bëhet fjalë për automjetin me të cilën udhëtonin natën e ngjarjes, ndërsa makina e dytë është që përdorën për t’u larguar më pas.

Sherri mes motrave Berisha dhe Klea Prengës ndodhi në javën e parë të muajit Gusht në kryeqytet. Që prej asaj kohe, Antonela dhe Mariela Berisha janë në kërkim. Zyrtarisht sipas TIMS rezulton se nuk janë larguar jashtë vendit.

/tvklan.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button