Uncategorized

I dënuar për trafik kokaine, ekstradohet drejt Italisë 48-vjeçari me dy identitete

Një shtetas shqiptar, Armand Dani alias Armand Isaj, është ekstraduar nga Shqipëria në drejtim të Italisë, pasi ishte dënuar nga një gjykatë e vendit fqinj me mbi 14 vjet burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Nga ky dënim, 48-vjeçarit i duhet të vuajë dhe 11 vjet, 8 muaj e 29 ditë burgim.

Cest la vie

Nga hetimet ka rezultuar se 48-vjeçari, në bashkëpunim me të tjerë, siguronte lëndë narkotike kokainë në vende të tjera (kryesisht në Holandë), për ta shitur në Itali.

Në vitin 2017, në banesën e 48-vjeçarit Policia italiane gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike kokainë.

Njoftimi i policisë:

I dënuar në Itali, me mbi 14 vjet burgim, për trafikim të kokainës, ekstradohet 48-vjeçari.

Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Itali, u finalizua procedura për ekstradimin nga Shqipëria në Itali, të shtetasit Armand Dani alias Armand Isaj, 48 vjeç, i lindur në Shkodër.

Gjykata e Novarës, më datë 01.03.2023, e ka dënuar ketë shtetas, me 14 vjet, 8 muaj e 29 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Nga ky dënim, 48 vjeçarit i duhet të vuajë dhe 11 vjet, 8 muaj e 29 ditë burgim.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Armand Dani alias Armand Isaj, në bashkëpunim me të tjerë, siguronte lëndë narkotike kokainë në vende të tjera (kryesisht në Holandë), për ta shitur në Itali. Në vitin 2017, në banesën e 48-vjeçarit, Policia italiane gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike kokainë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button