Lajme

Itali/ Pronarë të një restoranti dhe drejtues të rrjetit të kokainës, arrestohen bashkëshortët shqiptarë

Policia italiane njoftoi se ka arrestuar gjatë një aksioni që përfundoi ditën e djeshme (27 Gusht) në Rovato, një çift bashkëshortësh shqiptarë, që akuzohen si të implikuar në narkotrafik.

Bashkëshortët, që nuk u identifikuan publikisht, të moshës 53 dhe 47 vjeç, zotëronin një restorant në Chiari, por që duket se nuk ishte biznesi i vetëm i tyre dhe dyshohet se shërbente si kamuflim.

Cest la vie

Në banesë u sekuestruan 1.3 kilogramë lëndë narkotike kokainë, vlera e të cilës në treg shkon në 200 mijë euro.
Madje sipas hetimeve paraprake, ata drejtonin një rrjet ilegal të tregtisë së kokainës në qendër të qytetit të Franciacortina.

Lëvizjet e dyshimta dhe sinjalizimet e ndryshme ndaj tyre, vunë në alarm agjentët, që i mbajtën për disa javë nën vëzhgim, derisa siguruan prova për lëndën narkotike dhe aktivitetin, raporton “Bresciatoday”.

Pas mbajtjes nën monitorim të çiftit, policia italiane bastisi banesën pasditen e të hënës (26 gusht) dhe dje konfirmoi arrestimet për akuzën e rëndë të trafikut të drogës në bashkëpunim, pasi përfunduan kontrollin total të ambienteve.

Policia tha se gjeti gjithashtu edhe një pistoletë të kalibrit 22, që mbahej pa leje dhe një shumë e konsiderueshme në valutë.

Nën hetim është marrë edhe e dashura e djalit 19-vjeçar të çiftit, që ishte në shoqërinë e këtyre të fundit kur u krye ndërhyrja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button