Sport

Katër gola dhe sherr në testin Apolonia-Besa, dy presidentët hyjnë në dhoma për të qetësuar situatën

Nga Hilmi Saliu/ Ishte parashikuar që të startonte në orën 17:00, por temperaturat e larta në qytetin e Fierit kanë bërë që ndeshja të nisë në 17:45. Të pranishëm ishin edhe rreth 200 tifozë.

Apolonia dhe Besa janë ndalur në një barazim spektakolar, 2-2, në miqësoren e luajtur pasditen e djeshme në stadiumin “Loni Papuçiu”. Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me anë të Goxhës në minutën e 13-të, ndërsa fierakët arritën të përmbysnin shumë shpejt rezultatin me dopietën e sulmuesit shtatlartë Umejiego. Mirëpo, kur dukej se gjithçka do përfundonte me fitoren e fierakëve, në minutën e 87-të, miqtë arritën të barazonin me anë të Nkubes.

Cest la vie

Miqësorja pati katër gola, nerva dhe “xixa” të vazhdueshme mes lojtarëve. Kulmi u arrit në minutën e 45-të, kur mbrojtësi Asllanaj shkaktoi faull ndaj sulmuesit Spahiu, me këtë të fundit që reagoi shumë keq, aq sa u desh ndërhyrja e lojtarëve dhe pjesëtarëve të tjerë të stafeve respektive për të qetësuar situatën. Mirëpo, në debat e sipër, u përfshi dhe portieri Bushi, që reagon po keq, prandaj del me karton të kuq. Kështu u mbyll fraksioni i parë i lojës, ndonëse agravimi zgjati 4- 5 minuta. Pas përfundimit të pjesës së parë, drejt dhomave të zhveshjes shkuan menjëherë edhe presidentët, për të ulur gjakrat dhe vazhduar normalisht takimin.

NDESHJA- Loja nisi me vrull, ku miqtë u treguan më kërkues dhe ushtruan presion në zonën fierake. Besa tregon cinizmin dhe në momentin e parë, pikërisht në minutën e 13- të Goxhaj përfiton nga një goditje këndi, duke goditur saktë dhe kaluar në avantazh skuadrën e tij. Mirëpo, nuk zgjat shumë festa e miqve, pasi fierakët gjetën golin e barazimit pas 10 minutash lojë. Me një aksion model, të nisur nga këmbët e Hebejës dhe ky i fundit ka asistuar për Umejiegon, që nuk fal brenda në zonës dhe 1-1. Apolonia shton dozën e sulmeve dhe në të 36-ën gjen edhe golin e dytë. Sërish është sulmuesi Umejiego, që përfiton nga një pasiguri e mbrojtjes, gjuan me të parën dhe 2-1 për fierakët.

Apolonia ka edhe një rast tjetër në të 44-tën minutë, por që fierakët në finalizim janë të pasaktë. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e ngushtë të Apolonisë. Në fraksionin e dytë të dy ekipet kryejnë shumë lëvizje. Gjithsesi, trajneri Josa e nisi pjesën e dytë me pjesë kryesore të titullarëve të fillim ndeshjes. Vijon e njëjta “melodi” si e para, me fierakët që janë vazhdimisht në kërkim të golit, por mbrojtësit miq janë të vendosur mirë duke mos lënë hapësira. Ndeshja ka ritëm, edhe me miqtë që janë të rrezikshëm kur dalin përpara. Kur dukej se gjithçka do përfundonte me fitoren e fierakëve, në të 87-ën kavajasit barazojnë shifrat me Nkube, i cili përfitoi nga një gabim i portierit të ri Xhemali, duke evituar në këtë mënyrë edhe humbjen për Besën dhe gjithçka u mbyll në barazim 2-2.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button