Ekonomi
Leku forcohet ndaj euros dhe dollarit

Monedha e përbashkët europiane ka vijuar rënien.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye këtë të premte me 99.65 lekë, duke u kuotuar 0.23 pikë më poshtë se një ditë më parë.
Ndërkohë dollari amerikan zbriti poshtë nivelit të 90 lekë.
Një dollar u kuotua me 89.92 lekë, ose 0.11 lekë më pak se dje.
Në kursin e këmbimit me lekun u dobësuan edhe paundi britanik dhe franga zvicerane.
Një paund u këmbye sot me 118.54 lekë, ose 0.26 lekë më pak se dje, ndërsa franga zvicerane u kuotua me 105.98 lekë ose 0.73 lekë më poshtë se dje.
