Lajme
Mbi 5000 flamingo “pushtojnë” Lagunën e Nartës dhe Peisazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë

Në Ditën Botërore të Fotografisë korespondeti i Zërit të Amerikës Raimond Kola sjell disa foto të flamingove (Phoenicopterus roseus), fotografuar sot në Lagunën e Nartës, Shqipëri.

Vëzhguesit e zogjve thonë se ditët e fundit grupe të mëdha të flamingove janë vërejtur në zonën e Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë dhe kryesisht në Lagunën e Nartës.

Studiuesi Mirjan Topi i tha Zërit të Amerikës se këto ditë është regjistruar numri më i madh i këtij lloji të flamingove që është hasur ndonjëherë në këtë zonë dhe në ndonjë zonë të Shqipërisë me mbi 5000 individë, që përbejnë rreth 4% të popullatës evropiane të këtij lloji.


