Nga inspektor në pastiçier, i riu: Pse e lashë punën në shtet! (Video)
Bizneset e reja në vend janë një mundësi e madhe për punësim, veçanërisht për të rinjtë. Ky është rasti i Hotel Uji i Ftohtë në Tepelenë, i cili ka hapur dyert vitin e fundit, duke punësuar mbi 80 punonjës. Napoleoni, është një djalë i ri, që puna në këtë në këtë biznes nuk i solli vetëm kënaqësinë e munguar nga puna në shtet, por gjithashtu edhe shpresën për jetën në Shqipëri.
“Unë jam nga Golëmi i Gjirokastrës. Hapat e parë i kam nisur këtu me shef Gentin. Kam pasur një mbështetje maksimale prej tij. Besoj ia kam dalë dhe kjo falë shef Gentit dhe mbështetjes së tij. Unë kam punuar në shtet 5 vjet. Specialist dhe inspektor i mjedisit, por në një moment humba shpresën, pasi ajo punë nuk më jepte më kënaqësi.
Tani punoj këtu dhe është një punë që e bëj me pasion, pasi kjo ka rëndësi. Njerëzit e duhur të gjejnë rrugën e duhur, për ta dhënë këtë mundësi”, tregon Napoleoni në Vlogun e radhës realizuar nga gazetarja Rudina Xhunga dhe stafi i Dritare TV. /L.F-dritare.net