Rama: Italia, Turqia dhe Greqia, partnerët strategjikë. Të hapim dyert për punëtorë nga Indonezia dhe Filipinet
Kryeministri Edi Rama gjatë Konferencës së Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”, foli për raportet me partnerët strategjikë, duke u ndalur në tre vendet kryesore, Greqinë, Turqinë dhe Italinë. Kreu i qeverisë theksoi se duhet të bëjmë më shumë me Italinë, Turqinë dhe me Greqinë.
Sipas tij, kjo është qasja dhe kjo është pika kyçe mbi të cilën duhet që vendi të ngrejë gjithë marrëdhëniet e ndërveprimit me rajonin.
- “Është rrugaçi i lagjes”/ Rama merr vendimin: Mbyllim TikTok-un për 1 vit!
- AKU/ 20 ton mandarina do të asgjësohen në Divjakë
- Gjendet një trup i pajetë pranë spitalit “Memorial” në Fier
- E rëndë/ Makineria e prodhimit të vajit të ullirit i këputi dorën, humb jetën 65-vjeçari
- Historia prekëse e 2-vjeçares nga Shqipëria/ Kaloi 20 ditë në terapi intensive, vogëlushja operohet me sukses pas dëmtimit të fytit me acid
“Natyrisht e përmenda dhe më para duhet të bëjmë më shumë me Italinë, duhet të bëjmë më shumë me Turqinë dhe duhet të bëjmë më shumë me Greqinë. Duhet ta përgëzojë ambasadorin tonë në Athinë për transformimin e jashtëzakonshëm që I ka bërë shërbimit konsullor atje. Është një shërbim nga më të ngarkuarit për shkak të pranisë së madhe të shqiptarëve në Greqi. Sigurisht që ka nevojë për përmirësime të mëtejshme por dhe ai në Athinë është një shembull që asgjë nuk mund të jetë jashtë mundësive tona në rast se ne e kemi vullnetin dhe angazhimin e plotë për t’u kujdesur si duhet për shqiptarët jashtë atdheut”, tha kreu i qeverisë.
Kryeministri Rama theksoi se ka vendosur prioritetet që shërbimi diplomatik duhet të ketë vëmendje të shtuar dhe për rritjen e investimeve dhe shtrimin e volumit tregtar me këto vendet.
“Por nga ana tjetër në aspektin e volumit të investimeve dhe volumit tregtar , sidomos me Turqinë dhe Greqinë ne mund të bëjmë shumë më tepër dhe duhet të përpiqemi të bëjmë më shumë. Aspiratat e BE-së është dhe hapësira më natyrale për marrëdhëniet tona tregtare dhe të biznesit por mos harrojmë që kemi miq dhe miqësi të mira të cilat I kemi forcuar ndjeshëm në këto vite ndaj duhet t kërkojmë më shumë me Emiratet e Bashkuara, me Arabinë Saudite me Azerbajxhanin. Janë tre vende që ushqejnë ndjenja miqësore dhe që kanë interes për të forcuar marrëdhëniet me ne”, u shpreh ai.
Gjithashtu Rama theksoi në fjalën e tij se, patjetër dhe me Kuvajtin që është një vend mik nga kohë më të vjetra si dhe të intensifikojmë marrëdhëniet me Katarin.
“Nga ana tjetër kemi arsye të besojmë dhe të investojmë për hapjen e dyerve për misionet të tjera të reja , qoftë në Indonezi për të mbuluar gjithë atë territor atje. Ka një interes të madh për ne dhe marrëdhëniet me Filipinet pasi vendet e BE janë duke trokitur në ato dyert për forca të reja pune. Kjo është marrëdhënie shumë e rëndësishme dhe radha është shumë e gjatë por duke qenë një vend I vogël dhe kultivojmë si duhet raportet që përcaktojnë dhe shkallën e vëmendjes ndaj vendeve më të vogla , besoj se do të bëjmë kapërcime të radhës”.
/rtsh.al/