Lajme

Shantazhe me video intime përmes profileve false, pre dhe e mitura. Policia: Kërkonin deri në 3000 euro për të fshirë pamjet

Policia e Tiranës ka zbardhur disa raste lidhur me shantazhet dhe zhvatjet e parave online përmes përndjekjes me profile false në rrjetet sociale duke dëmtuar qytetarë të ndryshëm dhe institucione financiare në Tiranë. Drejtori I Policisë Tiranë, Tonin Voçaj tha se gjatë operacioneve janë arrestuar disa persona në kuadër të luftës kundër krimeve kibernetike.

Një nga rastet e zbardhura është pikërisht ajo i përndjekjes së një të miture 13-vjeçare në rrjete sociale, ku nga 21-vjeçari Harulla Kamani. Në kushtet e rënduara psikologjike e mitura është larguar nga banesa, denoncim që u bë nga e ëma e saj në polici dhe çoi edhe në zbardhjen e shantazhit në rrjete sociale.

Cest la vie

“Një shtetase në mënyrë të vazhdueshme është përndjekur në rrjete të ndryshme sociale, së bashku me motrën e saj të mitur, nga adresa të dyshuara të falsifikuara. Si rezultat i presionit të ushtruar nga këto profile të falsifikuara e mitura 13 vjeçe është larguar nga banesa. Në vijim të veprimeve hetimore u arrestua shtetasi Harulla Kamani, 21 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, parashikuar nganenet 121/a dhe 186/a të Kodit Penal. Gjithashtu, është bërë e mundur gjetja e vajzës së mitur e cila është në gjendje të mirë shëndetësore dhe aktualisht ndodhet pranë familjes së saj”, tha Vocaj.

Policia e Tiranës ka zbardhur edhe 62 raste shantazhi dhe përndjekjes online të kryera nga Fabjan Dodaj, i cili aktualisht ndodhet në një burg të Francës. Përmes profileve false shantazhonte vajza dhe nga për t’i dërguar foto dhe video intime në mënyrë që të fshinte profilet flasë që kishte hapur në emër të tyre.

“ Dokumentimi i plotë ligjor i 62 rasteve të përndjekjeve online, kryer nga shtetasi Fabjan Dodaj, i cili vuan dënimin në burgun “Lyon Cobras” në shtetin francez. Ky shtetas, nëpërmjet profileve virtuale të falsifikuara në rrjetet sociale të krijuara nga ana e tij, me fotografi dhe gjeneralitetet e personave të dëmtuar, në mënyrë të vazhdueshme shantazhonte këta persona, më qëllim përfitimin e fotografive dhe videove intime, në këmbim të fshirjes së këtyre profileve. Pas identifikimit të interceptimeve kompjuterike që rezultonte se pulsonin nga ky burg, në bashkëpunim me INTERPOL TIRANA dhe autoritetet ligjzbatuese franceze është ushtruar kontroll në qelinë ku ndodhet shtetasi Fabjan Dodaj, dhe janë siguruar prova të mjaftueshme hetimore që implikojnë këtë shtetas në këtë veprimtari kriminale”, tha Vocaj.

Në pranga kanë përfunduar edhe dy vëllezër, shtetasit Halim Malja 20 vjeç, dhe Jurgen Malja 18 vjeç, të cilët kërkonin në këmbim 1500 deri në 3000 euro nga vajzat dhe gratë që të mos i publikonin foto dhe video intime.

“Gjatë operacionit policor të koduar “Cybersnare”, dy vëllezërit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas komunikimeve që bënin në rrjete sociale me persona të ndryshëm kryesisht të gjinisë femërore, siguronin foto dhe video intime duke krijuar më pas profile në aplikacione virtuale me gjeneralitete dhe foto të këtyre personave dhe për mospublikimin online të këtyre materialeve, kërkonin nga personat e dëmtuar shuma të ndryshme parash që varionin nga 1500 deri në 3000 euro”, tha Vocaj.

Pas hekurave për shantazhet në rrjete sociale kanë përfunduar edhe Endri Xhaferri, Genti Gega dhe Bernard Çullhai, të cilët kanë përfituar para përmes presionit në rrjete sociale.

“Finalizimi i operacionit policor të koduar “R 13” gjatë të cilit është arrestuar shtetasi Endri Xhaferri, 22 vjeç, i njohur në rrjetet sociale me nofkën “Amsterdam”, i cili nëpërmjet profileve virtuale të falsifikuara në rrjetet sociale të krijuara nga ana e tij, me fotografi, gjeneralitetet dhe përshkrime denigruese të personave të dëmtuar, në këmbim të fshirjes së këtyre profileve kërkonte nga personat e dëmtuar shumën prej 1000 euro. Finalizimi i operacionit policor të koduar “Threat 2”,gjatë të cilit është arrestuar shtetasi Genti Gega, 45 vjeç, i cili përndiqte online për një kohë të gjatë, një shtetase 23-vjeçare, duke i sjellë shqetësime asaj dhe familjarëve të saj. Finalizimi i operacionit policor të koduar “Intimiduesi”, gjatë të cilit është parandaluar në kohë rekord një ngjarje e mundshme kriminale që mund të sillte pasoja të rënda ndaj një shtetaseje të mitur të moshës 15 vjeç. Gjatë hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni janë zbuluar dhe dokumentuar ligjërisht dhe 2 ngjarje të vjetra dhe është arrestuar shtetasi Bernard Çullhai, 27 vjeç, i cili shantazhonte në rrjete sociale shtetase të mitura, duke i kërkuar foto dhe video intime dhe për të kryer marrëdhënie seksuale me to”, tha Vocaj.

Zbardhje të krimeve kibernetike është bërë edhe në përdorimin e kartave bankare nga shtetas të huaj, të cilët i kishin vjedhur në vende të ndryshme të Europës.

“Finalizimi i operacionit policor të koduar “Goldish Axe”, gjatë të cilit u dokumentua ligjërisht veprimtaria kriminale e 3 shtetasve rumunë, të cilët me anë të prodhimit të kartave të kreditit të klonuara, kartave të kreditit të vjedhura dhe duke dëmtuar bankomatë të ndryshëm, për të ndërhyrë më pas në sistemet e tyre kompjuterike, kanë vjedhur shuma të ndryshme monetare, në institucione të ndryshme financiare që operojnë në qytetin e Tiranës. Gjatë hetimeve të këtij operacioni policor, janë zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore 4 vjedhje të kësaj natyre dhe 2 të tjera të mbetura në tentativë. Vijon puna në bashkëpunim më Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe Zyrën e INTERPOL TIRANA, për kapjen e këtyre shtetasve. Finalizimi i operacionit policor të koduar “Virtual shade”, gjatë të cilit është ndaluar shtetasi Lorent Granica, 25 vjeç, me shtetësi franceze, i cili gjatë qëndrimit në qytetin e Tiranës, nëpërmjet kartave virtuale bankare, ka kryer pagesa të ndryshme në institucione financiare që operojnë në vendin tonë të cilat kanë rezultuar se janë karta virtuale të vjedhura në shtete të ndryshme të Europës”, tha Vocaj.

/rtsh.al/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button