Uncategorized

Shantazhonin gra e vajza me foto e video intime, arrestohen dy vëllezër

Dy vëllezër nga Tirana janë vënë në prangat e policisë. Ata shantazhonin vajza dhe gra për të mos u publikuar foto dhe videot e tyre personale në rrjetet sociale, në këmbim të parave.

“Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Seksionin e Operacioneve Speciale në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e krimeve kibernetike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Cybersnare”, ndjekur me metoda speciale të hetimit. Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit H. M., 20 vjeç, dhe J. M., 18 vjeç (vëllezër), banues në Tiranë”, njoftoi policia

Cest la vie

Të rinjtë përkatësisht të moshës 18 dhe 20 vjeç, krijonin profile në rrjetet sociale dhe pas komunikimeve kryesisht me gjininë femërore siguronin foto dhe video intime të cilat më pas i përdornin për t’i shantazhuar.

“Dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, krijonin profile nëpër aplikacione virtuale, dhe pas komunikimeve me persona të ndryshëm, kryesisht të gjinisë femërore, siguronin materiale foto e video intime, dhe për mospublikimin e këtyre materialeve, kërkonin shuma të ndryshme parash”, thanë uniformat blu.

Për të mos i publikuar këto materiale ata kërkonin shuma parash. Gjithashtu sipas policisë preh e këtij shantazhi kishte rënë edhe një 14-vjeçare.

“Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera janë dokumentuar ligjërisht 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale, nga të cilat dy vëllezërit kanë përfituar shuma parash nga një 14-vjeçare. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma parash dhe 2 celularë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë./tvklan.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button