Njerëzit e punës

Superprodhimi i rrushit/ Fier, klima ka favorizuar vreshtarinë, kryeson Libofsha (Video)

Sipërfaqet me vreshta në Fier po shtohet ndërsa prodhimi ketë vit është i mbarë.

Nga 700 ha 100 ha janë të dy viteve të fundit. Nga këto 280 ha janë me rrush për konsum dhe pjesa tjetër për verë.

Cest la vie

Libofsha, Frakulla Cakrani dhe Levani janë zonat ku po investohet.

Bledi Meço një nga fermerët kryesorë në Libofshë thotë se klima dhe cilësia e tokës e ka favorizuar vreshtarinë

Me një përvojë 20 vjeçare në Siçili Bledi e nisi me disa dynymë vreshta. Tani ka tre hektarë.

Fermerët në Libofshë po ndjekin shembullin e kësaj familjeje. Por për mbjelljen e sipërfaqeve të mëdha problem janë titujt e pronësisë dhe mungesa e fuqisë punëtore.

Vjelja e rrushit në Libofshë ka nisur që në muajin maj me rrushin e serave dhe vazhdon deri në dhjetor.

Prodhimi i hershëm shkon i gjithë për eksport ndërsa tani në kulmin e sezonit po furnizohet tregu vendas

Kodrat e Libofshës dhe zonave përreth janë të përshtatshme për vreshtarinë dhe ullishtat.

VIDEO

/abcnews.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button