Uncategorized

Të ardhurat në buxhet arrijnë 402.514 miliardë lekë

Të ardhurat totale, për periudhën 7-mujore arritën në rreth 402.514 miliardë lekë, ose 103 % e planit të periudhës.

Sipas treguesve fiskalë paraprakë, të publikuar nga Ministria e Financave, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, u mblodhën rreth 11.646 miliardë lekë më shumë, ose 8.2 % më shumë se 7-mujori i vitit 2023.

Cest la vie

Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për periudhën janar-korrik 2024 arritën në shumën 261.5 miliardë lekë, 5.2 miliardë lekë ose 2% më shumë se plani 7-mujor për vitin 2024. Krahasuar me 7-mujorin 2023, janë mbledhur 22.4 miliardë lekë ose 9.4% më shumë.

Ndërkohë, shpenzimet e përgjithshme publike arritën në rreth 347.5 miliardë lekë me një realizim në masën 92.3 % të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 ky zë ka rezultuar 6.3 % më i lartë ose rreth 20.5 miliardë lekë më shumë.

/a.f/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button