Uncategorized

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Shuhen 33 vatra nga 39 të raportuara në 24 orë

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shuar 33 vatra zjarri, nga 39 vatra të raportuara. Mbrojtja thekson se në operacionet e fundit për shuarjen e vatrave morën pjesë rreth 1400 forca operacionale me 75 mjete si dhe helikopteri Cougar.

Vijojnë të jenë aktive ditën e sotme zjarret në: zonën pyjore Bode, Bashkia Maliq, fshatin Skuraj, bashkia Kurbin, Malin e Kakarriqit, bashkia Lezhë, fshatin Gjadër, bashkia Lezhë, fshatin Zavalinë, bashkia Elbasan dhe fshatin Kus, bashkia Tiranë.

Cest la vie

Aktualisht vatrat nuk paraqesin rrezik për zona të banuara, ndërsa për shuarjen e plotë edhe të këtyre zjarreve janë duke punuar strukturat e pushtetit vendor të mbështetura nga ato në nivel qendror.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i bën thirrje qytetarëve të raportojnë në kohë në numrat e emergjencave për cdo problematikë.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të vijojë ndërprerje ndjekjen e situatave dhe do të angazhojë të gjitha kapacitetet në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

/rtsh.al/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button