A shkakton reumatizma temperaturë ? Ja shenjat që duhet të dalloni
Temeperatura është një simptomë e anashkaluar gjatë diagnostifikimit të reumatizmes apo artritit. Zakonisht kur mendojmë për këto sëmundje, simptomat e para që vijnë ndërmend janë mpirjet, kontraktimet, dhimbjet e forta e të mprehta të kyçeve.
- Gazetarja fierake: Kam 10 shoqe beqare, asnjë burrë shqiptar nuk i do
- Doli sërish në publik pas fatkeqësisë, Stefi Prifti rrëfen përballjen: Emocioni s’ishte natyral
- Itali/ Shiste drogë të kamufluar pas paketimeve me figura sportistësh të njohur, arrestohet 22-vjeçari shqiptar!
- Zgjedhjet e 11 majit, KQZ cakton numrin e kandidatëve për deputetë në listat shumemërore
- Punonjësit e Policisë së Fierit dhurojnë gjak për fëmijët e prekur nga talasemia
Por duke qenë se artriti prek shumë organe të trupit ai shkakton një inflamacion që përhapet gjithandej dhe që shkakton temperaturë.
Në disa raste, sipas të dhënave të AgroWeb.org, pacientët që vuajnë nga këto sëmundje, preken edhe nga temperatura pas përdorjes së medikamenteve.
Për pasojë, një pacient i tillë bëhet më i rrezikuar nga infeksionet bakteriale ose virozat.
Njerëzit që e kanë temperaturën e trupit mbi 37 dhe deri në 40 gradë duhet të kërkojnë trajtim të menjëhershëm mjekësor.
Si të diagnostikoni temperaturës e shkaktuar nga artriti
Nëse dikush që vuan nga artriti ka një temperaturë të një niveli të ulët rreth 37-37.5 por që zgjat për shumë kohë, atëherë kjo tregon se bëhet fjalë për temperaturë të artritit.
Përpara diagnostikimit, mjekët duhet të shmangin mundësinë e infeksioneve bakteriale dhe virozave apo sëmundjeve inflamatore.
Temperatura e artritit ndryshon nga ethet reumatike
Sipas informacioneve të AgroWeb.org, ndonëse simptomat e temperaturës së shkaktuar nga artriti janë të ngjashme me ethet reumatike, të dy sëmundjet janë të ndryshme