Uncategorized

Apolonia përgatit kthesën kundër Flamurtarit, trajneri Mërgjyshi me dy forca shtesë

Cest la vie

Fierakët duan që të lënë gjurmë këtë sezon në Kategorinë e Parë, me drejtuesit që e kanë shprehur hapur ambicien që të jenë pjesë direkt e Superiores, ose të paktën të sigurojnë një vend të sigurt në “play off”, çka nënkupton mundësinë e dytë përmes ndeshjeve shtesë t’u ngjitur në elitë.

Duke ditur intensitetin e lartë të derbit dhe duke qenë se e hëna ishte një ditë pushimi për fierakët, seanca e djeshme stërvitore nisi në palestër. Për afro 30 minuta dhe nën drejtimin e zëvendëstrajnerit Orelesi, lojtarët iu nënshtruan disa ushtrimeve që shërbejnë për shkrirjen e muskujve. Nga ana tjetër, kryetrajneri Mërgjyshi kishte zbritur në fushë dhe kishte përgatitur me kujdes gjithçka.

Në orën 12:00, lojtarët zbritën në fushë dhe nisën pa humbur kohë seancën stërvitore. Ekipi u nda në dy grupe, në njërin ishin titullarët dhe në tjetrën ishin zëvendësuesit. Për afro dhjetë minuta, u angazhuan për vrapimin dhe krosin e lehtë. Më pas, u bashkuan të gjithë bashkë në cepin e fushës dhe për afro 10-të minuta të tjera realizuan ushtrime të ndryshime fizike, me qëllim nxehjen e muskujve.

Për të vijuar për afro 20 minuta me ushtrimet me dhe pa top, veçse këtë herë skuadra u nda në shumë grupe, në një kuadrat të gjerë. U përfshinë të gjithë lojtarët, përfshi dhe portierët, Aldo Bushi, Leonard Kaçaj dhe Henri Bega. Vlen për t’u theksuar, se cilido lojtar që humbte topin, dënohej me pesë xhiro rreth fushës. Gjithashtu morën vëmendje të veçantë situatat: 1 kundër 1, 2 kundër 1, 1 kundër 2 dhe 2 kundër 2. Siç dihet, fierakët kanë vuajtur jo pak këtë fillim kampionati nga mungesat, ku për asnjë moment trajneri Mërgjyshi nuk e ka pasur të plotë skuadrën.

Kundër Flamurtarit të dielën, fierakët shpresojnë që t’i kenë të gjithë të gatshëm, pasi lojtarët e dëmtuar kanë avancuar shumë mirë me përgatitjet dhe gjasat janë që të gjithë të paktën të jenë në pankinë. Me vlonjatët, fierakët do të kenë së paku dy forca shtesë, siç janë mesfushori Mikael Rakipaj dhe sulmuesi Erald Maksuti.

Janë rikuperuar më herët nga të gjithë dhe pritet që të jenë pjesë e ekipit të dielën, ndaj mund të konsiderohen si dy forca shtesë në këtë përballje të rëndësishme. Edhe pse është shumë herët për të folur, në Fier mund të thuhet se janë në presion për fitoren ndaj Flamurtarit. Kjo, edhe për arsyen se pikët në start janë shumë të rëndësishme sa i përket ecurisë në vazhdim, të cilat mbi të gjitha vlejnë edhe për moralin. Pas Flamurtarit, kalendari do të vijë edhe do të “shtrëngohet”, pasi menjëherë pas tyre vjen Besa dhe me radhë të gjitha skuadrat e tjera që kanë shprehur hapur ambicien që këtë sezon të jenë pjesë e “play off”-it.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button