“Arsimi profesional, garanci për punë”, Rama: Sipërmarrësit e kuptuan rëndësinë e punonjësve të kualifikuar

Kryeministri Edi Rama ishte sot në shkollën profesionale të qytetit të Elbasanit, ku studiojnë 1, 400 nxënës, me 8% më shumë regjistrime në klasë të 10-të se viti i kaluar.
- Mësuesja fierake, Alkida Mehmeti, shpreh ambicjen për tu bërë pjesë e listës së deputetëve të PD
- Bujqësi me fruta ekzotike, fermeri nga Divjaka gjen sekretin e eksporteve të sigurta: Më favorizojnë ndryshimet klimatike!
- Bonusi i pranverës për pensionistët – Shpërndarja nis nga 1 marsi, do të jetë i përvitshëm
- Berisha: Rama po blen vota me bonusin elektoral. Do vendosim kartën e konsumatorit 450 euro për pensionistët
- Fermeri nga Roskoveci rrit prodhimin e domateve për eksport
Kryeministri Rama vlerësoi se këto shifra optimiste flasin për thyerjen e mentalitetit se arsimi profesional është i kategorisë së dytë.

“Lajmi i mirë është se po thyhet mentaliteti se arsimi profesional është kategori e ulët. Arsimi profesional është garanci absolute për të pasur një instrument në dorë që të mos ngelet pa punë. Po ashtu kush bën arsim profesional nuk e ka të mbyllur derën e universitetit, por ndryshe nga ata që mbarojnë arsimin e përgjithshëm ka edhe një zanat që edhe e përdor për të punuar gjatë universitetit apo pas universitetit për të bërë sipërmarrjen e vetë”, shtoi Rama.

Sipas kryeministrit, është një ndryshim i madh edhe për faktin se sipërmarrjet tani nuk kanë ku shkojnë pa punonjës të kualifikuar, ndaj duhet ta kuptojnë se duhet paguar puna ashtu si e meriton.
“Tani pagat janë rritur dhe nevoja për punonjës të kualifikuar është bërë alarmante. Të gjithë ata që synojnë në arsim profesional e kanë të garantuar se do të gjejnë punë”, shtoi Rama.
Kryeministri theksoi se ndikim ka edhe faktori i rritjes ekonomike.
“Ekonomia rritet dhe rritet nevoja për punonjës të kualifikuar sidomos në fushën e teknologjisë. Me aftësi në teknologji ti punësohesh jashtë shtetit pa lëvizur nga shtëpia dhe merr paga që janë shumë të larta në varësi të asaj që ti ofron. Janë 17-18 vjeç që i kanë pagat sa gjithë familja bashkë”, tha Rama.
Shkolla profesionale e Elbasanit ka një larmi programesh studimi që i përgjigjen nevojave të tregut të punës; si TIK, Hoteleri-Turizëm, Ekonomi Biznes, Termohidraulike, Tekstil Konfeksione, Shërbime Mjete Transporti, Mekanikë, Elektroteknikë etj. Ajo po zbaton dhe Sistemin Dual, ku aktualisht janë rreth 300 biznese që ofrojnë praktikë mësimore për të gjithë nxënësit.