Lajme

Fier, mbi 18 mijë nxënës nisin nesër vitin e ri shkollor

Nesër në Fier, ashtu si në të gjithë Shqiperinë fillon viti i ri shkollor, ku një numer i madh nxenesish do të përjetojnë emocionet e ditës së parë të shkollës.

Sipas të dhënave zyrtare, plot 680 nxënës janë rregjistruar në klasën e parë në Fier. Gjithsej, në shkollat 9-vjeçare të këtij qarku, do të jenë 9,429 nxënës, ndërsa në arsimin e mesëm numërohen 2,013 nxënës.

Cest la vie

Ne Mallakastër, nxënësit e rinj janë 93, në 9-vjeçare 1404, në të mesmen 509. Në Patos numri i nxënësve të rinj është 128, në 9-vjeçare 1397, në të mesmen 333.

Kurse në Roskovec 187 nxënës do të ulen për herë të në bankat e shkollës, 1730 do të jenë në shkollat 9-vjeçare dhe 530 në të mesmen.

Një nga aspektet më pozitive të këtij fillim-viti shkollor është fakti që asnjë shkollë në Qarkun e Fierit nuk është mbyllur për shkak të mungesave në nxënës.

Ndërkohë, tetë shkolla janë aktualisht në proces rikonstruksioni, duke theksuar angazhimin e institucioneve për përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe krijimin e kushteve më të mira për nxënësit.

Gjithashtu është zgjidhur plotesisht edhe transporti për rreth 300 mësues e nxënës. Një fond prej 96 milion lekësh do të sigurojë nje qasje më të lehtë nëpër shkollat e qarkut të Fierit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button