Sport
Trending

Fierakët, në pritje të fitores së parë! Apolonia i falet ndërprerjes, ja situata e pesë të dëmtuarve

Ndalesa e kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve ka ardhur në momentin kur Apolonia kishte më shumë nevojë. Jo vetëm për faktin që të kenë më shumë kohë për të reflektuar rreth barazimit me Kastriotin apo humbjes me Vorën, sepse në klub nuk pretendojnë se do ta mbyllin kampionatin pa humbje apo barazime, por më shumë për shkak të problematikës me dëmtimet.

Në ndeshjet e para trajneri Mërgjyshi nuk e ka pasur grupin të plotë. Ndaj vorakëve dhe krutanëve munguan pesë lojtarë për arsye dëmtimesh si, Maksuti, Bejzade, Kalice, Rakipaj dhe Injehu, të cilët i panë sfidat nga tribuna. Ndërprerja do t’u japë mundësinë edhe pesë afrimeve të fundit të merkatos që të harmonizohen me grupin dhe pse jo, të jenë gati për sfidën e radhës me Kukësin në transfertë.

Cest la vie

Maksuti- Ai që po shqetëson më shumë është sulmuesi Erald Maksuti, i cili është dëmtuar rëndë gjatë fazës përgatitore verore. Bëhet fjalë për një dëmtim në gjurin e djathtë. Ky dëmtim pritet ta mbajë edhe disa javë jashtë fushave, në një kohë që shkodrani nuk e ka bërë ende debutimin me fierakët këtë edicion. Një humbje shumë e madhe edhe për faktin se bëhej fjalë për futbollistin që ka edhe vlerën më të lartë në treg në kampin fierak, një tregues më shumë për cilësitë e tij në fushë. Më e qetë paraqitet situata me katër të tjerët, teksa Rakipaj me Injehun gjithashtu nuk kanë bërë debutimin për arsye dëmtimi, por gjatë ditëve të fundit janë ingranuar me ekipin në stërvitje, madje me intensitet të plotë. Ndërsa mesfushori Bejzade dhe sulmuesi Kalice vijojnë të stërviten në palestër, me ngarkesë të ulët fizike, ndaj gjasat janë që në javët e ardhshme të rikuperohen plotësisht.

Kananaj- Në orët e fundit të merkatos fierakët afruan djalin e shtëpisë, mesfushorin Altin Kananaj, i cili ka ardhur të bëjë fantazistin dhe i duhet pak kohë për t’u përshtatur me skuadrën. Këto ditë do të jenë intensive për të që të kapë ritmin dhe të ingranohet me pjesën tjetër të grupit. E njëjta gjë vlen edhe mbrojtësin shkodran Omer Repaj, i cili gjithashtu kërkon kohën e tij për t’u përshtatur. Pa llogaritur më pas afrimet e lojtarëve të huaj në merkaton e verës, ku sa më shumë kohë të kenë me njëri-tjetrin, aq më shumë mundësi kanë për t’u “shkrirë” me skuadrën. Këto ditë duket se do të jenë “zjarr” për fierakët, të cilët kanë si objektiv të rikthehen menjëherë te fitorja në kampionat, duke shpresuar gjithashtu edhe te plotësimi i grupit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button