Nga 1 tetori/ Indeksohen pensionet në masën 4.1%

Këshilli i Ministrave miratoi sot indeksimin vjetor të pensioneve në masën 4.1%.
Lajmin e bëri të ditur në një prononcim për mediat pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.
- Vodhi një makinë me 47 mln lekë brenda, arrestohet 46-vjeçari i dënuar më parë për grabitje
- Mësuesja fierake, Alkida Mehmeti, shpreh ambicjen për tu bërë pjesë e listës së deputetëve të PD
- Bujqësi me fruta ekzotike, fermeri nga Divjaka gjen sekretin e eksporteve të sigurta: Më favorizojnë ndryshimet klimatike!
- Bonusi i pranverës për pensionistët – Shpërndarja nis nga 1 marsi, do të jetë i përvitshëm
- Berisha: Rama po blen vota me bonusin elektoral. Do vendosim kartën e konsumatorit 450 euro për pensionistët
Gonxhja tha se nga ky vendim do të përfitojnë 791, 257 pensionistë dhe indeksimi nis me pagesat e muajit tetor 2024.
“Nga këto 721 705 janë pensione nga skema e detyrueshme e pleqërisë dhe invaliditetit apo pensionet familjare dhe 68 613 janë pensione nga programe dhe trajtime të veçanta të qeverisë si ish-ushtarakët, punonjësit e minierave apo naftëtarët, përfituesit e pensioneve të posaçme shtetërore dhe ata nga skema suplementare”, shtoi ai.
Gonxhja tha se efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi, përllogariten në shumën 1,693,000,000 (një miliard e gjashtëqind e nëntëdhjetë e tre milion) lekë, ose rreth 17 milionë euro vetëm për tre muajt e vitit 2024.
Ministri theksoi se synim kryesor i indeksimit është që të ruajmë fuqinë blerëse të pensioneve kundrejt rritjes së çmimeve dhe efekteve të inflacionit.
/a.f/