Përgatitjet e lumit Vjosa për në UNESCO, Drejtoresha e Zonave të Mbrojtura: Dosja gati për nominim
Pas shpalljes së lumit Vjosa “Park Kombëtarë” po bëhet një tjetër përpjekje mjaft e rëndësishme, për ta bërë këtë lumë pjesë të UNESCO-s.
Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Daniel Pirushi pohoi se në fund të këtij muaji do të dorëzohet dosja për nominim.
- “Është rrugaçi i lagjes”/ Rama merr vendimin: Mbyllim TikTok-un për 1 vit!
- AKU/ 20 ton mandarina do të asgjësohen në Divjakë
- Gjendet një trup i pajetë pranë spitalit “Memorial” në Fier
- E rëndë/ Makineria e prodhimit të vajit të ullirit i këputi dorën, humb jetën 65-vjeçari
- Historia prekëse e 2-vjeçares nga Shqipëria/ Kaloi 20 ditë në terapi intensive, vogëlushja operohet me sukses pas dëmtimit të fytit me acid
“Aplikojmë këtë vit, brenda shtatorit përmbyllim dosjen e nominimit dhe presim një vit për të pasur rezultatin përfundimtar, të qenurit pjesë e këtij programi kaq të gjerë ndërkombëtar, qeveritar, shkencor atë të UNESCO-s“, tha
Mundësitë që Lugina e Vjosës të mbrohet nga UNESCO janë mjaft të mëdha shtoj më tej Pirushi.
“Dosja është në një fazë të rëndësishme maturimi dhe jemi një nga vendet kandidate me një punë dhe progres shumë të shkurtër. I erdhi koka Vjosës që të kishte mundësinë të ishte prezente dhe të merrte marka të rëndësishme.
Lumi Vjosa i njohur si një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë u shpall “Park Kombëtarë” nga qeveria në datë 13. 03 .2023 një kategoria e lartë për mbrojtjen e lumit dhe biosferës.
Por tashmë pritet që mbrojtja e lumit Vjosa të kaloj përmasat kombëtare dhe të merret në dorëzim nga organizata ndërkombëtare e UNESCO-s.
Gazetare: Leonida Koçiu