Lajme

Shkolla Profesionale “Rakip Kryeziu” në Fier, kampus rajonal për drejtimet Bujqësi dhe Veterinari (Video)

Shkolla Profesionale “Rakip Kryeziu” në Fier, mirëpret nxënësit për vitin shkollor 2024-2025 në ambjentet e reja dhe të rikonstruktuara plotësisht, duke përfshirë edhe konviktin.

Me mobilje të reja dhe investime moderne, shkolla është transformuar në një qendër arsimore të avancuar.

Cest la vie
Arsimi Profesional 🇦🇱

🤩😇 Mirëmëngjes nga Shkolla Profesionale "Rakip Kryeziu" në Fier, që mirëpret me krenari nxënësit për vitin shkollor 2024-2025 në ambjentet e reja dhe të rikonstruktuara plotësisht, duke përfshirë edhe konviktin. Me mobilje të reja dhe investime moderne, shkolla është transformuar në një qendër arsimore të avancuar. Pritet që deri në fund të vitit 2024 të përfundojnë dhe të inaugurohen edhe praktikat mësimore dhe baza prodhuese, duke e kthyer këtë institucion në një kampus rajonal të rëndësishëm për drejtimet Bujqësi dhe Veterinari. 👏 Vlerësojmë bashkëpunimin mes Cooperazione Italiana dhe qeverisë shqiptare, që ka sjellë përmirësime të ndjeshme në infrastrukturë, bazë prodhuese, laboratore, kurrikula dhe trajnime për mësuesit. Qëllimi kryesor i këtij projekti është të transformojë shkollën në një qendër multifunksionale të ekselencës, kryesisht në fushën e bujqësisë. ✔️ Ky vit shkollor nis me një rritje të dukshme të numrit të nxënësve, me 87 nxënës në klasën e X-të dhe 220 nxënës në total. Objektivi ynë për këtë vit është të arrijmë mbi 100 nxënës në klasën e X-të. 🙏 Shkolla ofron drejtimet mësimore si më poshtë: – Bujqësi – Veterinari – Shërbime Sociale dhe Shëndetësore – Shërbime për mjete transporti me profil mekanik bujqësor – Ekonomi Biznes Ju mirëpresim të bëheni pjesë e këtij institucioni që synon ekselencën në arsim dhe formimin profesional! 🤝 #MEKI #ShkollaRakipKryeziu #ArsimiProfesional #AftësimPunësim #AFP #AKPA #Shqipëria2030 🔝🇦🇱

Posted by Blendi Gonxhja on Sunday, September 8, 2024

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja teksa uroi për një vit të mbarë shkollor bëri të ditur se deri në fund të vitit 2024 parashikohet të përfundojnë dhe të inaugurohen edhe praktikat mësimore dhe baza prodhuese, duke e kthyer këtë institucion në një kampus rajonal të rëndësishëm për drejtimet bujqësi dhe veterinari.

Ai vlerësoi edhe bashkëpunimin mes Cooperazione Italiana dhe qeverisë shqiptare, që ka sjellë përmirësime të ndjeshme në infrastrukturë, bazë prodhuese, laboratore, kurrikula dhe trajnime për mësuesit.

“Qëllimi kryesor i këtij projekti është të transformojë shkollën në një qendër multifunksionale të ekselencës, kryesisht në fushën e bujqësisë”, tha Gonxhja.

Ky vit shkollor nis me një rritje të dukshme të numrit të nxënësve, me 87 nxënës në klasën e X-të dhe 220 nxënës në total.

“Objektivi ynë për këtë vit është të arrijmë mbi 100 nxënës në klasën e X-të”, tha ministri.

Shkolla ofron drejtimet mësimore bujqësi, veterinari, shërbime sociale dhe shëndetësore, shërbime për mjete transporti me profil mekanik bujqësor dhe ekonomi-biznes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button