Lajme

U vendosën 20 mijë gjoba në 1 javë nga Policia Rrugore, pezullohen 162 patenta

Drejtoria e Policisë Rrugore njoftoi sot se ka shtuar masat për rritjen e sigurisë rrugore në akset nacionale, qendrat urbane dhe pranë shkollave me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Gjatë javës së kaluar, Policia Rrugore ka monitoruar 24/7 akset rrugore përmes teknologjive inteligjente, duke përfshirë radarët automatikë, poliskanët, dronët dhe aparatet matëse të alkoolit. Si rezultat:

Cest la vie
  • Janë pezulluar 162 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe qarkullim në sens të kundërt.
  • Janë arrestuar 42 drejtues mjetesh për drejtim në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.
  • Janë vendosur 19,948 masa administrative për shkelje të ndryshme, duke përfshirë shpejtësi tej normave, parakalime të gabuara, përdorim celulari, mosvendosje të rripit të sigurimit, parkime të gabuara dhe mospërdorim të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

Policia apelon drejtuesit të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe fton qytetarët të raportojnë shkeljet në numrin 112.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button