Lajme

Ujësjellësi i ri i Patosit, furnizim me ujë të pijshëm për afro 40 mijë banorë (Video)

Puna për ndërtimin e ujësjellësit të ri të Patosit po vijon me ritme të larta.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë ndoqi nga afër ecurinë e punimeve në këtë kantier, ku po ndërtohet ujësjellësi i ri nga ku do të furnizohen me ujë të pijshëm afro 40 mijë banorë.

Cest la vie

“Një investim i cili do të garantojë furnizim me ujë të pijshëm pa ndërprerje për banorët e qytetit dhe fshatrave përreth”, tha Balluku, teksa informoi se do të instalohen edhe 4 mijë matësa të rinj për të gjithë zonën.

Aktualisht punimet po vijojnë në lotin e tretë të ujësjellësit të ri, që plotëson përfundimin e të gjithë skemës së këtij investimi në bashkinë e Patosit, duke përfshirë kështu rreth 15 fshatra që nuk ishin përfshirë në lotin e parë dhe të dytë.

📍Patos, në kantierin ku po ndërtohet ujësjellësi i ri nga ku do të furnizohen me ujë të pijshëm afro 40 mijë banorë

📍Patos, në kantierin ku po ndërtohet ujësjellësi i ri nga ku do të furnizohen me ujë të pijshëm afro 40 mijë banorë

Posted by Belinda Balluku on Friday, September 27, 2024

Gjithashtu theksoi Balluku, ne parashikojmë që këtu të ndërtohen edhe parqe fotovoltaike si mekanizma që ulin kostot, duke qenë se sistemet e pompimit rëndojnë buxhetet e ndërmarrjeve të ujësjellësave.

Balluku u ndal në rëndësinë e vijimit të reformimit të ndërmarrjeve rajonale të Ujësjellës Kanalizimeve siç është ajo e Fierit apo e Lushnjës, ku deri tani është arritur të ulet në 5% uji pa të ardhura dhe është rritur me mbi 31 milionë lekë niveli i arkëtimeve nga faturat e ujit krahasuar me një vit më parë.

“Ky investimi do të ulë në masën 25% nga 80% aktualisht nivelin e humbjeve në rrjet për shkak të amortizimit, krahas përmirësimit të shërbimit për furnizimin me ujë të pijshëm të 40 mijë banorëve”, u shpreh Balluku.

Ajo vuri në dukje se zhvillimi i vijës bregdetare të Fierit, zë një vend të rëndësishëm në projektet e qeverisë, që në vitet e ardhshme do t’i japë zhvillim zonës dhe rritje fluksit të turistëve dhe vizitorëve.

Ndërtimi i ujësjellësit të ri të Patosit parashikon të përfundojë në korrik të vitit 2025.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button