Lajme

Vranë dy vëllezërit në Roskovec për sherrin mes fëmijëve, pas babait, arrestohen edhe 2 djemtë e tij

Policia ka vendosur në pranga 2 djemtë e 49-vjeçarit, Altin Kuka i cili vrau me armë zjarri dy vëllezërit, Gramoz dhe Vladimir Kurtaj, përkatësisht 52 dhe 46 vjeç.

Dy djemtë e autorit Altin Kuka akuzohen për bashkëpunim në vrasjen e ditës së djeshme që tronditi Roskovecin në Fier, pas sherrit të ndodhur midis fëmijëve të familjes Kuka dhe asaj Kurtaj.

Cest la vie

Sipas policisë, në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në Roskovec, ku u vranë me armë zjarri 2 shtetas, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan ditën e djeshme në flagrancë 49 vjeçarin dhe sot 2 djemtë e tij 21 dhe 18 vjeç, të tre banues në Fier.

Gjithashtu, është vendosur në pranga edhe një 67-vjeçar i cili ka përkrahur autorin e krimit. “A. K., 49 vjeç, E. K., 21 vjeç dhe E. K., 18 vjeç (babai dhe 2 djemtë e tij), të tre banues në Fier, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë me armë zjarri automatik, shtetasit L. K., 46 vjeç, dhe G. K., 52 vjeç, për motive të dobëta; T. Z., 67 vjeç, banues në fshatin Çukalat, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302 i K. Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia shpjegon më tej se ka referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shkak të moshës, për shtetasin Y. K., 79 vjeç, banues në fshatin Kurjan (babai i shtetasit A. K.), për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje i armëve të gjuetisë dhe sportive”, parashikuar nga nenet 278 dhe 280 i K. Penal.

“Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, 4 krehra, municion luftarak, 5 automjete dhe 1 motoçikletë”, thuhet më tej në njoftimin e policisë. Ndërkaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Roskovec pas një konflikti të çastit mes autorit Altin Kuka dhe dy viktimave, vëllezërve Lavdosh dhe Gramoz Kurtaj. Dy vëllezërit janë qëlluar për vdekje me breshëri plumbash nga 49-vjeçari Kuka. Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet se ka qenë një sherr i nisur mes fëmijëve, gjë e cila më pas degjeneroi në përdorimin e armës së zjarrit nga Altin Kuka, i cili u mori jetën dy vëllezërve Kurtaj.

/rtsh.al/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button