Lajme

Vrasja e dy vëllezërve në Kurjan- Prokuroria Fier zbardh akuzat për 4 të arrestuarit, 2 të mitur nën hetim

Prokuroria e Fierit ka zbardhur akuzat që rëndojnë ndaj 4 personave të përfshirë në vrasjen e dy vëllezërve Vladimir dhe Gramoz Kurtajt në fshatin Kurjan.

Pas regjistrimit të procedimin penal ndaj tyre, prokuroria Fier akuzon autorin Altin Kuka, dy djemtë e tij Emaurisio dhe Ervis  Kuka si dhe Tomorr Zyken për vrasje në rrethana cilësuese dhe përkrahje e fshehje të autorit.

Cest la vie

Më herët Gjykata e Fierit caktoi masën e sigurisë “burg pa afat” për Altin Kukën, dy djemtë e tij Emaurisio dhe Ervis si dhe Tomorr Zyken i cili strehoi të rinjtë pas vrasjes së Vladimir dhe Gramoz Kurtajt.

Sipas deklarimeve, autori Altin Kuka dhe djemtë deklaruan se sherri kishte nisur fillimisht mes djemve të viktimave dhe një punonjësi në pularinë e familjes Kuka.

Më pas Gramoz dhe Vladimir Kuka kanë takuar babanë 79-vjeçar të Altin Kukës për t’u sqaruar. Por nga ky takim situata është përkeqësuar deri sa Altin Kuka mori kallashnikovin dhe e zbrazi në drejtim të dy vëllezërve.

 “Në lidhje me këtë ngjarje, pas veprime hetimore të kryera në bashkëpunim me policinë gjyqësore, u arrestuan në flagrancë tre shtetasit A.K, E.K, E.K. pasi nga provat e administruara deri në këtë fazë të hetimeve u krijua dyshimi i arsyeshëm se ata kanë kryer veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 79, shkronja “dh” dhe 25 të K.Penal. Po ashtu, është kryer arrestimi në flagrancë i shtetasit T.Z., si i dyshuar për kryerjen e veprës venale “Përkrahja e autorit të krimit” parashikuar nga neni 302/2 i K.Penal”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Konkretisht Prokuroria Fier akuzon:

Altin Kuka dyshuar për kryerjen e veprës penale  “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar në nenin 79/dh dhe 25 dhe 278 i K.Penal;

Emaurisio Kuka dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim,“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar në nenin 79/dh dhe 25, 278 dhe neni 291 i K.Penal;

Ervis Kuka dyshuar për kryerjen e veprës penale“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar në neni 79/dh dhe 25 dhe 278 i K.Penal;

Tomorr Zyken dyshuar për kryerjen e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit” parashikuar nga neni 302/2 i K.Penal;

Y.K, dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, parashikuar nga neni 278/4 dhe 280 i K.Penal;

I mituri në konflikt me ligjin E.H, dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i K.Penal.

Për shtetasit Y.K. dhe të miturin në konflikt me ligjin E.H, për shkak të moshës së tyre, vazhdon hetimi në gjendje të lirë, për veprat penale. 

/rtsh.al/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button