Ekonomi

Zbardhet vendimi, ja sa para do të jepen për shpërblimet e pensionistëve dhe si do të ndahet buxheti i sigurimeve shoqërore

Ndryshimet në buxhetin e vitit 2024 kanë hyrë në fuqi pas publikimit në Fletoren Zyrtare.

Ashtu siç deklaroi dhe Ministri i Financave më herët, si rezultat i performancës pozitive në realizimin e të ardhurave buxheti për vitin 2024 u rrit me rreth 27 miliardë lekë. Referuar tabelave që shoqërojnë ndryshimet, në buxhet, fondi për indeksimin e pensioneve është parashikuar 4.137 milionë lekë dhe bonusi i pensionistëve 3.650 milionë lekë. Ky fond ndahet midis skemave, sipas përcaktimeve në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Cest la vie

Buxheti përbëhet nga buxheti i shtetit, buxheti vendor dhe fondet speciale: sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore dhe kompensimi i pronarëve. Buxheti i shtetit për vitin 2024 është: të ardhurat 517 590 milionë lekë; shpenzimet 574 870 milionë lekë; deficiti 57 280 milionë lekë. buxheti vendor për vitin 2024 është: të ardhurat 79 377 milionë lekë, nga të cilat: transferta e pakushtëzuar e përgjithshme 24 343 milionë lekë; transferta e pakushtëzuar sektoriale 10 942 milionë lekë; transferta sektoriale për pagat 1 500 milionë lekë; të ardhura të tjera 42 592 milionë lekë; shpenzimet 79 377 milionë lekë.

“Buxheti i sigurimeve shoqërore për vitin 2024 është: Sigurimi i detyrueshëm, programet kompensuese dhe trajtimet e veçanta. Të ardhurat gjithsej 169 838 milionë lekë, nga të cilat: kontributet 134 059 milionë lekë; transferimet nga buxheti i shtetit 35 779 milionë lekë; Shpenzimet 169 838 milionë lekë. Sigurimi suplementar. Të ardhurat gjithsej 8 200 milionë lekë, nga të cilat: – kontributet 3 308 milionë lekë; – transferimet nga buxheti i shtetit 4 892 milionë lekë; shpenzimet 8 200 milionë lekë. Përdorimi i këtij fondi bëhet sipas përcaktimeve në nenin 61, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, thuhet në vendim.

Sakaq, paga minimale, për efekt të pagesës së kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, është e barabartë me pagën minimale në shkallë vendi dhe ndryshon sa herë që ndryshon kjo pagë. Këshilli i Ministrave përcakton masën e kontributit për personat e vetëpunësuar në bujqësi, si dhe për kategoritë e veçanta të personave të vetëpunësuar. Për vitin 2024 teprica ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve, sipas degëve dhe programeve të sigurimit shoqëror të detyrueshëm e suplementar përdoret për mbulimin e deficitit të degës së pensioneve.

Në vendim thuhet se shpenzimet administrative, si pjesë e shpenzimeve totale për skemën e sigurimeve shoqërore, janë jo më shumë se 3 700 milionë lekë dhe ndahen sipas skemave, në proporcion me shpenzimet e drejtpërdrejta. Rezultati pozitiv në fund të vitit buxhetor derdhet në të ardhurat e buxhetit të shtetit të vitit pasardhës, pas miratimit të pasqyrave financiare, por jo më vonë se muaji prill 2024.

“Buxheti i sigurimeve shëndetësore për vitin 2024 është: Të ardhurat gjithsej 58 052 milionë lekë, nga të cilat: – kontributet dhe të tjera – transferimet nga buxheti i shtetit 21 091 milionë lekë; Shpenzimet 58 052 milionë lekë.”

Në pikën 1, të nenit 7, fondi i rindërtimit bëhet 9 000 milionë lekë. Nenet 9 dhe 10 ndryshohen, si më poshtë vijon: “Neni 9 “Të ardhurat e buxhetit të shtetit, sipas grupeve kryesore janë: Grantet 16 957 milionë lekë; të ardhurat tatimore 459 221 milionë lekë; të ardhurat jotatimore 41 412 milionë lekë. Nga fondi i papërdorur i shpronësimeve në llogarinë e Bankës së Shqipërisë shuma prej 8 000 milionë lekësh derdhet në buxhet, si e ardhur jotatimore”, behet me dije në vendim.

Deficiti faktik i buxhetit të shtetit, i cili nuk duhet të rezultojë më tepër se deficiti i përcaktuar në nenin 1, të këtij ligji, mund të financohet nëpërmjet huamarrjes neto nga burime të brendshme deri në kufirin maksimal prej 50 000 milionë lekësh. Pjesa tjetër e financimit të deficitit faktik të buxhetit të shtetit financohet nëpërmjet huamarrjes neto nga burime të huaja, si dhe ndryshimit pakësues ose shtues të gjendjes së llogarisë unike të Këshillit të Ministrave në Bankën e Shqipërisë dhe llogarive të fondeve speciale në bankat e nivelit të dytë.

/Gazeta Panorama

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button