Sport

Basketboll Meshkuj/ Nesër, Apolonia përballë kampionëve, Fieri sfidon Elbasanin

Ka filluar këtë fundjavë Kampionati i Basketbollit per Meshkuj, ku qyteti i Fierit do të jetë i përfaqësuar me dy ekipe: Apolonia në Superligë dhe Fieri në Kategorinë e Parë. Të dyja ekipet do të zhvillojnë ndeshjet e tyre në Pallatin e Sportit Apolonia.

Nesër (të dielën) në orën 15:00, Fieri do të përballet me Elbasanin, një sfidë e rëndësishme për ekipin që garon në Kategorinë e Parë. Ekipi i Fierit do të drejtohet sërish këtë sezon nga trajnerja Hermiona Çuko, me synimin e vetëm shpalljen kampion në këtë kategori dhe ngjitjen në Superligë.

Cest la vie

Pas kësaj ndeshjeje, në orën 18:00, vjen përballja e madhe e Apolonisë në Superligë kundër kampiones në fuqi, Besëlidhjes. Apolonia këtë vit ka bërë ndryshime në stafin drejtues, ku për herë të parë skuadra do të drejtohet nga trajneri serb Mladenovic. Pritshmëritë janë të mëdha, pasi ekipi është përfocuar ndjeshëm këtë sezon, dhe ka synime të qarta për kreun e renditjes.

Të dyja këto ndeshje premtojnë të jenë një spektakël sportiv, dhe për tifozët fierakë kjo është një mundësi e shkëlqyer për të parë dy skuadra e qytetit tonë.

Ju urojmë suksese dy ekipeve të qytetit tonë, Apolonisë dhe Fieri, në këtë sezon të ri të kampionatit të basketbollit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button