Fredi Beleri goditet me vezë dhe i hidhet kos pasi del nga Kryesia e Kuvendit

Një protestues ka hedhur vezë ndaj tij, si edhe kos, pasi eurodeputeti ka dalë nga godina pas përfundimit të takimit të 18-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

“I ka shpëtuar burgut me procedura, sepse duhet të ishte në burg. Ky ka vrarë gjithë ata njerëz, dhe ky vjen na bën karshillëk e na imponohet me ndihmën e europianëve. Ka vjedhur vota e dini të gjithë”, thotë protestuesi.

10 deputetët e Parlamentit Europian mbërritën në Tiranë dhe pas takimit me Silvio Gonzaton, ambasadorin e BE-së, ku kanë marrë një Feedback për situatën politike në Shqipëri zhvilluan takim me grupet parlamentare në Kryesi.
Eurodeputetët pas takimit me grupet parlamentare do të kenë një takim me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali. Ndërsa në orën 15:15 do të zhvillohet takimi i 18 ndërkombëtar i stabilizim asociimit.