Gjykata e Fierit dënon me 1 vit burg këngëtarin Luiz Ejlli, fituesi i ‘Big Brother Vip’
Fituesi i Big Brother Albania, Luis Ejlli, u dënua me 1 vit burg nga Gjykata e Fierit për falsifikim dokumentesh duke përdorur vulën e noterit, edhe pasi kishte humbur licencën, për të shpëtuar nga sekuestrimi, një pjesë të pasurisë së një ish-të dënuari për prostitucion në Itali.
- “Është rrugaçi i lagjes”/ Rama merr vendimin: Mbyllim TikTok-un për 1 vit!
- AKU/ 20 ton mandarina do të asgjësohen në Divjakë
- Gjendet një trup i pajetë pranë spitalit “Memorial” në Fier
- E rëndë/ Makineria e prodhimit të vajit të ullirit i këputi dorën, humb jetën 65-vjeçari
- Historia prekëse e 2-vjeçares nga Shqipëria/ Kaloi 20 ditë në terapi intensive, vogëlushja operohet me sukses pas dëmtimit të fytit me acid
Ndërsa, 18 muaj u dënua personit Fatmir Abdurramani që i është hartuar deklarata noteriale. Vepra penale për të cilën Ejlli u dënua rezulton e kryer pak muaj para se të hynte në Big Brother.
Por, çfarë falsifikoi Luiz Ejlli?
Fatmir Avdurramani në hetim pasuror nga prokuroria, e cila i kishte sekuestruar disa prona, tentoi të shpëtojë një shpëtojë një pjesë të tyre, duke përdorur Luis Ejllin. Me vulat e noterit që i mbante edhe pse kishte humbur licencën, ish-banori i Big Brother, bëri një dokument të falsifikuar noterial, sikur 210 mijë euro Avdurramani i kishte marrë hua tek 2 persona. Këtë dokument ish-i dënuari për prostitucion e depozitoi në prokurori por hetuesit kryen verifikime në arkiva të noterisë ku gjithçka i rezultoi e falsifikuar dhe dokument i manipuluar mbi të dhënat e një qytetari tjetër.
Luiz Ejllit i ishte hequr licenca në vitin 2021 nga Ministri i Drejtësisë, dhe në prill 2022-shit i janë tërhequr dokumentet dhe dosjet. Luis Ejlli mbajti vetëm vulën e njomë e të thatë, të cilën e dorëzoi në muajin në maj, 3 muaj pasi kishte firmosur dokumentin e ish-të dënuarit.
Në kuadër të hetimeve të iniciuara nga ish Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë mbi procedimit penal nr. 388, të vitit 2022, me të pandehur, shtetasit Luzi Ejlli dhe Fatmir Abdurramani, rezultoi e provuar se i pandehuri Fatmir Abdurramani., në bashkëpunim me të pandehurin Luiz Ejlli ish-noter, kanë falsifikuar deklaratën noteriale, të cilën i pandehuri Fatmir Abdurramani, e ka përdorur në Prokurori, për të justifikuar burimin e krijimit të pasurive të tij, të sekuestruara në kuadër të hetimeve të procedimin pasuror nr. 3 të vitit 2021, të ish Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë.
Deklarat noteriale e hartuar nga i pandehuri Luzi Ejlli, ishte falsifikuar në përmbajtjen e saj, por mbante nënshkrimin e këtij të fundit. U provua se, me të njëjtën datë, numër repertori e koleksioni që mbante kjo deklaratë noteriale, në regjistrin e ish noterit Luzi Ejlli. dhe në arkivën e akteve noteriale të hartuara prej tij, në vitin 2015, ekziston një deklaratë noteriale me palë të ndryshme.
Konkretisht, i pandehuri Luiz Ejlli, megjithëse i ishte hequr licensa nga Ministria e Drejtësisë, duke qenë ende në posedim të vulave të noterit, në bashkëpunim me të pandehurin , kanë krijuar deklaratën noteriale me të dhëna të pavërteta, dhe më pas i pandehuri Fatmir Abdurramani., në datën 25.02.2022, e ka dorëzuar këtë deklaratë noteriale në ish-Prokurorinë Lushnjë’ informon prokuroria e Fierit.
Vendimi i Gjykatës së Fierit pritet të apelohet nga këngëtari në Gjykatën e Apelit e cila pritet të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin, ta ndryshojë apo ta shpallë të pafajshëm. Nëse mbahet në fuqi vendimi i Shkallës së Parë, atëherë Luiz Ejlli duhet të shkojë ne burg.
Këngëtari Luiz Ejlli ka qenë banorë i ‘Big Brother VIP Albania 2’, ku në natën finale të mbajtur më 7 maj 2023, u shpall edhe fitues i çmimit prej 100 mijë eurosh.