Lajme

Gjykatës së Fierit i shtohen 5 gjyqtare të reja, shkon në 17 numri total i trupës gjykuese (EMRAT)

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka njoftuar sot shtimin e pesë gjyqtareve të reja në radhët e saj, të caktuara nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Zëvendëskryetarja e gjykatës, Znj. Olkeda Lice, së bashku me trupën gjyqësore, mirëpriti Znj. Elira Hroni, Znj. Erolda Tarelli, Znj. Aurora Tusha, Znj. Iva Bregasi dhe Znj. Amantja Levanaj.

Cest la vie

Me këtë shtesë, numri i gjyqtarëve në këtë gjykatë arrin në 17, çka pritet të përmirësojë ndjeshëm përpunimin e çështjeve gjyqësore, të ulë vonesat dhe të balancojë numrin e çështjeve me gjyqtarët e disponueshëm.

Ky zhvillim vjen si një hap i rëndësishëm për të siguruar shpërndarjen e barabartë të drejtësisë në rajon dhe për të rritur besimin e publikut në sistemin gjyqësor./shqiptarja.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button