Shëndet

Nga peshku te vezët këto janë ushqimet që ndikojnë në shëndetin e syve

Një studim i vitit 2001 mbi sëmundjet e syve si pasojë e moshës, zbuloi se një sërë ushqyesish si: zinku, bakri, vitamina C, vitamina E dhe beta karoteni, munden të përmirësojnë shëndetin e syve me 25%.

Ky hulumtim u realizua përsëri edhe në 2013 dhe arriti në përfundimin se acidet yndyrore omega- 3, beta karoteni, luteina dhe antioksidantë të tjerë janë thelbësorë për shëndetin e syve.

Cest la vie

Peshku
Peshqit janë burime të larmishme të acideve yndyrore omega-3. Shumë studime kanë zbuluar se vaji i peshkut është efikas kundër përtharjes së syve, sidomos asaj të shkaktuar nga të qëndruarit përpara kompjuterit.

Arrorët Dhe Bishtajoret
Arrorët janë të pasur me acide yndyrore omega-3. Konsumoni më shumë arra, kikirikë dhe bishtajore si fasule, thjerëza etj.

Farat
Njësoj si arrorët dhe bishtajoret, edhe farat janë të pasura me omega-3 dhe gjithashtu me vitaminë E. Këshillohet të konsumoni farat chia, farat e linit për shëndetin e syve.

Agrumet
Agrumet janë shumë të pasura me vitaminë C, një antioksidant kundër sëmundjeve të syve.

Perimet jeshile
Barishtet si spinaqi janë të pasura me shumë antioksidantë dhe vitaminë C.

Karrotat
Karrotat janë të pasura me beta karoten dhe vitaiminë A e cila luan një rol thelbësor në shikimin tuaj.

Patatja e ëmbël
Ashtu si karrotat edhe patatja e ëmbël përmban beta karoten por edhe vitaminë E.

Panxhari
Panxhari është i pasur me zink, që luan një rol thelbësor për shëndetin e syve.

Vezët
Vezët janë një burim i shkëlqyer antioksidantësh që mbrojnë shikimin. Ato përmban zink, vitaminë C dhe E.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button